Merkel për “Open Balkan”: Nëse dëshironi të takoheni është e drejta juaj

Kancelarja gjermane, Angela Merkel, ka komentuar “Open Balkan” në konferencën e përbashkët që është duke e mbajtur bashkë me kryeministrin shqiptar, Edi Rama.

Merkel tha bashkëpunimi në nivel rajonal është diçka e pranuar si nga Bashkimi Evropian ashtu dhe nga Gjermania, njofton Klankosova.tv.

“Jam e bindur që në këndvështrimin gjeostrategjik, Gjermania e BE ka një interes të vetin në anëtarësimin në BE por sigurisht është diçka tjetër procesi i bashkëpunimit në nivel rajonal, një ide që është pranuar nga BE apo këndvështrimi gjerman”.

“Nëse ju takoheni është e drejta juaj dhe unë këtë e përshëndes shprehimisht dhe shpresoj shumë që të vijoni në këtë drejtim”, tha Merkel.

Rama në krah të Merkel: E pabesueshme që Kosova nuk e shfrytëzon “Open Balkan”, por bën teori konspiracioni

Edi Rama, është shprehur se iniciativa “Open Balkan” është instrument i përshpejtimit të Procesit të Berlinit.

Ai në konferencë të përbashkët me Kancelaren e Gjermanisë, Angela Merkel, ka thënë se institucionet e Kosovës janë duke bërë teori konspiracioni rreth kësaj iniciative.

“Open Balkan” është krijuar për të mos u varur nga vetot e njëri-tjetrit dhe teorive të konspiracionit të njëri-tjetrit”.

“Sot është e pabesueshme që Kosova nuk e shfrytëzon këtë për veten e vet dhe bën teori konspiracioni për “Open Balkan”, ka thënë Rama./KlanKosova