Merkel: Shqipëria dhe Maqedonia e Veriut përmbushën kushtet, më vjen keq që nuk janë hapur negociatat

Shqipëria ka bërë progres vitet e fundit në ristrukturimin e sistemit të drejtësisë. Dhe së bashku me Maqedoninë e Veriut, ka përmbushur kushtet për të qenë pjesë e Bashkimit Europian. Gjatë vizitës në Tiranë, kancelarja Anglea Merkel shprehu keqardhjen që kjo nuk ka ndodhur gjatë kohës kur ajo ishte në pushtet.

Merkel tha se Gjermania ka një interes të vetin për anëtarësimin e këtyre vendeve. Kancelarja u ndal edhe te “Open Balkan”, duke specifikuar se progresi i rajonit duhet të ndahet nga procesi i Berlinit.

“Ju falënderoj që mundëm të realizojmë një vizitë bilaterale, ne mund ta zgjerojmë më tej bashkëpunimin tonë.

Përgëzoj Shqipërinë për të gjitha përpjekjet për të ristrukturuar sistemin e drejtësisë. Si Shqipëria, ashtu edhe Maqedonia e Veriut, i kanë përmbushur të gjitha kushtet për të hapur negociata. Kjo nuk u bë për shkak të vetos së Bullgarisë dhe për këtë më vjen keq, që kjo nuk u realizua gjatë kohës sime.

Shumëçka ka ndryshuar në bashkëqenësinë e shteteve në Ballkanin Perëndimor. I gjithë bashkëpunimi, në të gjitha dimensionet është konsoliduar, kemi folur edhe për projektet e infrastrukturore, që jemi në fazat e para. Kemi folur për ndërtimin e Autostradës së Paqes. Kur këto vende të bëhen pjesë e BE, duhet të përmbushin detyrimin “Fit for 55” për përmirësimin e klimës. Përgëzoj edhe “Open Balkan”, për 4 marrëveshjet e firmosurA. Mund të thellohet edhe më tej bashkëpunimi rajonal. Jo të gjitha vendet bashkëpunojnë njëlloj por sa më shpejt t’i bashkohen, aq më mirë do të ecë procesi i Berlinit. Edhe një herë e theksoj, se procesi i Berlinit nuk e zëvendëson procesin e anëtarësimit në Bashkimin Europian. Ishte një bisedim konstruktiv.

Më 6 tetor do të takohemi sërish në Presidencën sllovene, duke shpresuar që deri atëherë do të kemi arritur progres të mirë.

Gjermania ka një interes të vetin në anëtarësimin në BE të këtyre vendeve, është diçka tjetër procesi i bashkëpunimit rajonal, kjo është e drejta juaj, dhe shpresoj t’i vijoni. Zemra ime rreh për këtë rajon. Siç ju e thatë, do më nxisë dielli për të vizituar këtë rajon”.

Kryeministri Rama vlerësoi rolin e Merkel në Rajon.

Unë besoj që askush nuk ka bërë për këtë rajon pas kapërcimit të luftës më shumë se sa kancelarja gjermane dhe ajo që është akoma më e rëndësishme, sipas meje, është se askush nuk e ka kuptuar këtë rajon më mirë se kancelarja gjermane. Me kancelaren është gjithmonë një problem, se pse nuk i ka qejf fjalimet me shumë fjalë të bukura, por njëkohësisht është shumë e sinqertë edhe shprehja e fjalëve më të mira lidhur me atë që ajo bëri duke iniciuar procesin e Berlinit, një proces i cili është një vizion largpamës, jo thjeshtë për të kaluar një fazë disa vjeçare, por për ta parë të ardhmen të gjithë së bashku dhe përtej të gjitha rezultateve konkrete në aspektin e fushave që mbulon procesi i Berlinit arritja më e madhe është vendosja enjë frymë bashkëpunimi, bashkëveprimi të së ardhmes së përbashkët.

Sot ishte privilegj që kancelarja të ishte në Tiranë, në pamundësi për të vizitat të gjithë vendet dhe këtu të kishim takimet bilaterale me liderët e rajonit tonë dhe i shpreh mirënjohje për atë që Gjermania ka bërë për Shqipërinë dhe për të që kancelarja personalisht ka bërë për rajonin. Nga ana tjetër, duke e respektuar maksimalisht faktin që kancelarja është një lider që drejton Gjermanin prej shumë vitesh, por që asnjëherë nuk ka munguar t’i jap zemër politikës europiane, por njëkohësisht është gjermane dhe kohën e ka të shtrenjtë. Sot Ballkani është një vend shumë më i mirë se sa ishte para se Merkel të niste procesin e Berlinit”, tha Rama

A ka dështuar procesi i Berlinit?

“Jo nuk e konsideroj si të tillë, nuk mund të themi se është mbaruar ndërtimi i autostradave të synuara, por jemi në procese që janë nisur dhe kemi shkëmbime. Sa i përket bashkëpunimit në nivel të shoqërisë civile jam takuar me përfaqësues që më kanë shpjeguar si po ecin këto zhvillime në vendin tuaj. Vuçiç dhe Rama duke pasur parasysh që nuk kanë pasur shkëmbime mes dy vendeve edhe kur janë takuar kanë ndryshuar shumë gjëra, disa gjëra marrin më shumë kohë se sa duhet , por shumëçka është në rrugën e duhur.”, tha Merkel.

“Unë besoj se duhet të shikojmë këtë proces në një kontest historik. Ky proces i hapi rrugë një komunikimi mes Shqipërisë dhe Serbisë në funksion të zhvillimit rajonal në kushtet ku nuk ishin takuar kurrë edhe pse ishin afër. Procesi i Berlinit ka nevojë për kohën e vet dhe mekanizmat ne fushën e investimeve janë të avashtë, por dhe Ballkani i hapur si nismë e 3 vendeve synon të përfshijë të 6 vendet dhe është rezultat i procesit të Berlinit. Nga bashkëpunimi dhe komunikimi ne mund të ndërtojmë të ardhmen e përbashkët, edhe konfliktet e trashëguara me vite me procesin e Berlint kanë më shumë zgjidhje.

Në historinë e këtij rajoni, Merkel ka vendosur një gurë kilometrik për gjenerata të tëra. Jo që nuk është dështim, por një vizion afatgjatë për të realizuar të që kancelarja e pa e para. Kancelarja vjen nga një e shkuar që është e ngjashme me tonën, kjo ka bërë që qasja e Gjermanisë ndaj rajonit të jetë unikale. Uroj që kushdo që do të marrë stafetën të mos i kthejë kurrizin rajonit, por sido që të shkojë puna në Berlin, rajoni e ka marrë kthesën dhe Ballkani e Hapur është kthesa e dalë nga procesi i Berlinit”, tha Rama./monitor