Merkeli dhe Plenkoviqi shpresojnë për përparimin e Maqedonisë së Veriut dhe Shqipërisë

0
epa08133793 German Chancellor Angela Merkel (R) and Croatian Prime Minister Andrej Plenkovic attend a press statement at the Chancellery in Berlin, Germany, 16 January 2020. Merkel and Plenkovic met for bilateral talks. EPA-EFE/FILIP SINGER

Kancelarja gjermane Angela Merkel në takimin e djeshëm në Berlin me kryeministrin kroat Andrej Plenkoviq theksuan se shpresojnë se do të ketë përparim në hapjen e negociatave për anëtarësim me Maqedoninë e Veriut dhe Shqipërinë me Bashkimin Evropian në Samitin në maj në Zagreb.

“Samiti për Ballkanin Perëndimor, që do të mbahet në Zagreb është punë shumë e rëndësishme për shkak të problemeve me fillimin e negociatave me Maqedoninë e Veriut dhe Kroacinë. Shpresojmë se në Samitin e BE-së dhe vendet e Ballkanit Perëndimor do të arrihet përparim në atë fushë”, theksoi Merkeli pas takimit me Plenkoviqin. Edhe kryeministri kroat shfaqi optimizëm për Samitin e BE-së që do të mbahet më 5 dhe 6 maj. “Ky Samit do të japë perspektivë reale në marrëdhëniet e BE-së me vendet fqinje, që të dimë se me çfarë dinamike lëvizin këto vende drejtë anëtarësimit”, bëri të ditur Plenkoviqi. Merkeli dhe Plenkoviqi biseduan edhe për koordinim me kryesimin me BE-në dhe e konfirmuan dëshirën që bashkërisht të punojnë në zgjidhjen e problemeve. Gjermania më 1 korrik do ta ndërmarrë kryesimin me BE-në nga Kroacia./MIA