Merko tanimë 3 muaj në “Listën e Zezë”, asnjë rast nuk ka marrë epilog

Picture of ina-online
ina-online

26/09/2023

Komisioni Antikorrupsion në Maqedoninë e Veriut  nuk është i kënaqur me veprimet e organeve të drejtësisë në vend lidhur me Ramiz Merkon,  i cili tre muaj më parë u përfshi në “Listën e Zezë” Amerikane, shkruan Alsat.

Edhe pas katër muajve, Antikorrupsioni thotë se nuk ka asnjë informacioni se çfarë është ndërmarrë ndaj kreut të komunës së Strugës, i cili u shpall “non grata” nga SHBA-të me akuzat për përfshirje në korrupsion të rëndë.

“Përveç që po punohet për to, nuk kemi asnjë informacion tjetër, në mënyrë që qytetarët të kenë besim se çfarë po ndodh dhe të mos ndodhë asgjë në prapaskenë, duhet të rritet pak më shumë transparenca dhe duhet dhënë shpjegime për çdo rast për sa i përket hetimit, për atë se çfarë po ndodh. Unë personalisht prisja që më shpejt të kishte zgjidhje, disa rezultate sepse publiku ishte i interesuar, jo vetëm vendor por edhe ai ndërkombëtar dhe disi prisja që të kishte rezultate më shpejt”, theksoi kryetarja e Antikorrupsionit, Biljana Ivanovska.

Ndaj Merkos janë bërë denoncime në Prokurori për keqpërdorim të detyrës zyrtare për shkak të falsifikimit të të dhënave për konsolidimin e parcelës ndërtimore në Strugë. “Janë dhënë informacione të rreme, është futur në pronë private dhe për këtë kemi paraqitur iniciativë për ndjekje penale”, theksoi Ivanovska.

Në Prokurorinë Themelore Publike pyetëm deri ku janë hetimet për Merkon, por nuk morëm përgjigje. Gjithsej 30 raste janë hapur kundër Merkos nga viti 2006 deri në vitin 2023, nga të cilat 14 janë tashmë të vjetruara, ndërsa 16 janë ende aktive. / Alsat

TË FUNDIT
6 orë
Krisma armësh në tubimin e Trump, largohet i gjakosur nga skena (VIDEO)
10 orë
Çka vendosi BDI në Gostivar, flet Arbër Ademi
13 orë
Fetai: E shndërruan shtetin në kazino me qiell të hapur
14 orë
Tetova më në fund sheh dritë në fund të tunelit, qytetarët thurrin elozhe për Bilall Kasamin
16 orë
Dorëhiqet drejtoresha e Akademisë për Gjykatës dhe Prokurorë, shkak presioni politik

ME TE LEXUARA

16 orë
Një foshnje e braktisur në sheshin e Velesit, kalimtari i rastit e dërgoi në spital
6 orë
Krisma armësh në tubimin e Trump, largohet i gjakosur nga skena (VIDEO)
23 orë
A mund të përdoret neni i 25-të i Kushtetutës amerikane për zëvendësimin e Presidentit Biden?
16 orë
Gjukanoviq merr informata nga Kosova se po përgatitet atentat ndaj tij
23 orë
Osmani: Administrata e Biden ka bërë çmos që unë të jem prezente në aktivitetet e Samitit të NATO’s
16 orë
DW për shlyerjen e adresave të shqiptarëve: Si po i gërryen Serbia të drejtat e shqiptarëve etnikë?
23 orë
Deri 41 gradë, ky është moti për sot
16 orë
BDI porosi VLEN-it: I keni kaluar vijat e kuqe, do të përballeni me rezistencën e çdo shqiptari

LEXO MË SHUMË

IMG_4335

Krisma armësh në tubimin e Trump, largohet i gjakosur nga skena (VIDEO)

ali ahmeti

Çka vendosi BDI në Gostivar, flet Arbër Ademi

Arben Fetai Qeveri

Fetai: E shndërruan shtetin në kazino me qiell të hapur

63cca913-aa66-4fdf-a82b-8dc41175a33c

Tetova më në fund sheh dritë në fund të tunelit, qytetarët thurrin elozhe për Bilall Kasamin

natasha gaber

Dorëhiqet drejtoresha e Akademisë për Gjykatës dhe Prokurorë, shkak presioni politik

kameramedia

Sindikata e Gazetarëve të RMV-së: Ndalini konferencat për media në ambient të hapur në mes të valës së të nxehtit

Tabanoc kufi

Rritet fluksi i hyrje-daljeve në Tabanoc

zjarr sllupçan

26 zjarre në 24 orët e fundit në Maqedoninë e Veriut

Fronti evropian ali ahmeti

BDI porosi VLEN-it: I keni kaluar vijat e kuqe, do të përballeni me rezistencën e çdo shqiptari

INFO

NA NDIQ