Merko më shumë se dy maj në “Listën e Zezë” Amerikane, autoritetet në Maqedoni nuk flasin se çka po ndodhë me hetimet?

ina-online
ina-online

2 Shtator, 2023

Ndonëse kanë kaluar më shumë se dy muaj që kur Departamenti Amerikan i Shtetit e futi në “Listën e zezë” kryetarin e Strugës, Ramiz Merko, për shkak të korrupsionit dhe ndërhyrjeve të supozuara në çështje gjyqësore, organet e drejtësisë në Maqedoninë e Veriut ende nuk bëjnë të ditur asgjë, raporton Zëri i Amerikës.

Nuk dihet se çka po ndodhë me akuzat e ngritura pasi që u tha se gjithsejt 30 kallëzime penale janë ngritur kundër Merkës nga viti 2006 – 2023, , nga të cilat 16 janë aktive dhe 14 janë të vjetruara.

Nuri Bajrami, anëtar i Komisionit Antikorrupsion thotë se nëse të gjitha informatat do të ishin marrë parasysh me kohë, ndoshta disa çështje do të ishin zgjidhur shumë më herët.

“Pra të gjithë kemi dështuar në njëfarë mënyre, të gjithë jemi fajtorë për këtë situatë. Këtu nuk ndodh asgjë, ne jemi inertë dhe duhet të presim që dikush nga jashtë të reagojë gjithmonë dhe objekti dhe materialet që kanë përdorur janë krijuar nga veprimet e institucioneve tona, ku ndodhet edhe komisioni shtetëror për parandalimin e korrupsionit”, theksoi Bajrami.

Së fundmi, Aleanca për Shqiptarët në Këshillin lokal në Strugë ka dorëzuar një deklaratë, me të cilën kërkon që Këshilli të distancohet nga kryetari Merko dhe ai të dorëzojë menjëherë dorëheqjen. Edhe pse nuk është përkrahur nga LSDM dhe BDI, ata e kanë dorëzuar në ambasadat e huaja në vend.

Në prokurorinë e krimit të organizuar dhe korrupsionit, objekt është edhe blerja e kontestuar e makinës luksoze Audi A6, për nevoja të kryebashkiakut, për të cilën Komisioni Kundër Korrupsionit paraqiti nismë.

Ramiz Merko, i cili është në mandatin e katërt si kryetar komune, vazhdon të mbajë këtë post. Ai vetëm i pezulloi të gjitha funksionet në partinë BDI.(INA)

ME TE LEXUARA

LEXO MË SHUMË

arm-uniforma-600x360

Buxheti i mbrojtjes do të shkurtohet për modernizimin e ushtrisë, do të bëhen shkurtime në mobilje, udhëtime, ngrohje

Kreshnik Bekteshi

Bekteshi thotë se masat e Qeverisë po japin efekt: Çdo shtëpi do të kursejë deri në 2.500 denarë

shkupi

BERZH: Maqedonia këtë vit do të ketë rritje ekonomike për 2%, vitin e ardhshëm për 3%

Fatmir-Bytyqi

Bytyqi për Zërin e Amerikës: Partnerët tanë strategjikë vërejnë dhe mbështesin përparimin tonë drejt Bashkimit Evropian

2579CC16-59D8-405E-B69C-2C3375E03728

Çka paralajmëron Fatmir Limani?!

policia-714x420

Të shtëna me armë zjarri në Gjorçe Petrov, plagoset një person

abdulla mehmeti

Shërbimet sekrete serbe dhe ruse janë të infiltruara thellë edhe në Maqedoni

besnik bislimi albin kurti

Kurti flet për skenarin serb në Veri të Kosovës

Afrim Bunjaku

Qeveria jep 50 mijë euro për familjen e policit Afrim Bunjaku

INFO

NA NDIQ