Merko sot do ta dëgjojë aktgjykimin rreth lëndës për emërimin e drejtorëve në shkolla në tre fshtara të Strugës

Picture of INA
INA

20/06/2025

Kryetari i Strugës, Ramiz Merko sot do ta dëgjojë aktgjykimin rreth lëndës që zhbillohej kundër tij para Gjykatës Themelore në Strugë, në të cilin ai akuzohet për “punë jo të ndërgjegjshme në shërbim” dhe parregullsi gjatë emërimit të ushtruesve të detyrës drejtorë të shkollave fillore në fshatrat e Strugës, Labunishtë, Radolisht ëdhe Podgorcë.

Gjykatësi Jordan Jordanov, i cili e zhvilloi lëndën në seancën e djeshme, në të cilën i kanë deklaruar fjalët përmbyllëse përfaqësuesit e Prokurorisë Themelore Publike dhe përfaqësuesi i mbrojtjes, paralajmëroi se aktgjykimin rreth lëndës do ta komunikojë sot, pasi që rrënjësisht do t’i lexojë dhe vlerësojë edhe një herë fjalët përmbyllëse të dy palëve.

Në seancën e djeshme prokurorët publik Vanesa Bizati Bilalli dhe Xhemal lloga në fjalët përmbyllëse theksuan se i akuzuari në cilësinë e kryetarit të komunës pa dyshim disa herë ka vepruar në kundërshtim me rregullat dhe autorizimet pozitive ligjore, me emërimin në funksion ushtrues detyre të personave të cilët nuk i kanë përmbushur kushtet. Merko, sipas tyre, ka emëruar u.d. drejtorë pa vendim të këshillave të shkollës, pa konkurs të publikuar, ka vepruar në mënyrë të pandërgjegjshme dhe gjatë përdorimit të autorizimeve të tij të diskrecionit si kryetar komune, ems tjerash, edhe procesit të funksionimit të institucioneve arsimore.

Përfaqësuesi i mbrojtjes, avokati Igor Petkovski, në fjalën përmbyllëse theksoi se prokuroria në proces nuk ka arritur të dëshmojë fajin e të akuzuarit, përkatësisht “punën e pandërgjeshme në shërbim”.

Ai theksoi se nga dëshmitë e paraqitura në seancën kryesore pa dyshim nuk është konstatuar qëllimi tek i akuzuari për përfitim të ndonjë dobie për dikë apo shkaktim të dëmit, por të mundësohet puna e papenguehsme e shkollave. Me atë rast duke cekur mangësi në materialin dëshmues, ai tha se kryetari i komunës nuk është subjekti i vetëm juridik i cili ka autorizim diskrecioni, që vetvetiu në atë mënyrë nuk është e drejtë diskrecioni.

Njëkohësisht mbrojtja mes tjerash tregoi për mendime kundërthënëse të paraqitura në deklaratat e ekspertëve nga fusha e ekonomisë, të cilët, siç u theksua, diametralisht dallojnë nga mendimet për atë se orej nga janë paguar rrogat për u.d. drejtorët e përmendur, nëse nga llogaria e shkollave apo përmes bllok dotaconeve që janë mjete të dedikuara, të siguruara përmes Buxhetit të Komunës.

Kundër Ramiz Merkos në Gjykatën Themelore në Strugë zhvillohen dy lëndë të ndara me akuzat për emërimin e një drejtori në shkollën “Vëllezërit Miladinovci”, të cilat janë në fazat e tyre përfundimtare, dhe rezultati pritet muajin e ardhshëm. Gjykatësi Jovanov ka caktuar seancën dëgjimore për muajin e ardhshëm në rastin në lidhje me shkollën në fshatin Veleshtë, ku ka të pandehur që akuzohen edhe për falsifikim dokumentesh, në të cilën mbetet të dëgjohet vetëm edhe një dëshmitar. Gjithashtu, kundër Merkos është duke u zhvilluar një gjyq, në të cilin ai akuzohet për vendosjen e paligjshme të një memoriali përpara ndërtesës komunale.

Gjykata në Strugë Rreth një javë më parë mori vendim për lirim nga akuzat në çështjen kundër Merkos lidhur me blerjen e një automjeti luksoz për nevojat e komunës.

TË FUNDIT

BDI: VLEN-i dhe bixhozi, premtuan mbyllje totale, sollën prani totale!

ASH: Nuk ndalohen as bastet pranë shkollave, FLEN flet pa e lexuar ligjin

Filipçe konfirmoi se ka vizë të artë për Dubai: Ja si e ka marrë

Pse Struga me ofertë dhe çmime më të lira se Ohri?

VLEN : Qeveria jonë për një ditë realizoi më shumë për shqiptarët sesa BDI gjatë një mandati të tërë

Netanyahu thotë se operacionet ushtarake ndaj Sirisë mund të zgjerohen

ME TE LEXUARA

1

LEXO MË SHUMË