Merkos ja vënë edhe këtë titull “Prof-dr Eksport – Import Diploma”, ja kush e quan kështu?!

0

Kryetari i komunës së Strugës, Ramiz Merko vazhdon të jetë në shënjestër të kritikave nga Aleanca për Shqiptarët. Nga kjo parti kanë atakuar me kreun e komunës për shkak të parkimit jo të rregullt të makinës në vendet ku gjobitesh. Por në kuadër të reagimit kanë pasuar edhe etiketime të tjera në adresë të të parit të Strugës.

Ja komunikata e plotë:

“Besojmë se e njihni veturën në fotografi! Nëse për qytetarët e thjeshtë mund të vlejë ligji, tek ky person nuk guxon sepse ky vetë e bën ligjin. Edhepse aty përreth në çdo moment kalojnë policë dhe Stacioni i Policisë është vetëm pak metra më tej, askush nuk guxon ti drejtohet këtij njeriu. Mbase arsyeja është se ky i ka furnizuar me diploma një pjesë të mirë të policëve.
E pra të nderuar qytetarë, në duar të tilla gjendet sot fati i Strugës dhe struganëve. Ky “Profesor-Doktor Eksport-Import Diploma” sillet si ti dojë qejfi. Herë si kryetar komune, herë si shef policie, herë si drejtor spitali, herë si rektor universiteti e herë si shitës…!
“Automjeti merimangë” që Ramiz Merko e reklamoi aq shumë, siç duket nuk e bën punën ose e bën atë në mënyrë selektive, varësisht prej urdhrave të “profesorit”.
Pak ditë më parë ishim dëshmitarë edhe të një fotografije tjetër të shëmtuar, ku vetura zyrtare e Ramiz Merkos ishte parkuar në trotoar duke penguar kalimtarët. Marrja e pushtetit lokal nuk iu jep të drejtë të silleni si gangsterë e të tregoni muskujt para qytetarëve. Pushteti lokal është përgjegjësi e madhe. Ju duhet të jeni shembull për të gjithë dhe jo shkelësit më të mëdhenj të ligjit!”, nënvizon kjo parti.

Komentet

komentet