Shqiptarët votuan të dielën e 11 majit për zgjedhjet parlamentare duke shprehur vullnetin e tyre. Pasi nisi procesi i numërimit të votave filloi të marrë formë edhe parlamenti i ri.
Nga të dhënat zyrtare të KQZ, projeksionet tregojnë se deri tani PS renditet të fitojë 75 mandate deputeti, ndërsa Partia Demokratike-Aleanca për Shqipërinë Madhështore 45 mandate deputeti.
E treta renditet Partia Social Demokrate, e cila deri më tani parashikon 2 mandate.
Më pas vjen Nisma Shqipëria Bëhet, e cila deri më tani parashikohet të marr të paktën një mandat, më pas Lëvizja Bashkë dhe Partia Mundësa po ashtu me nga 1 mandat.