Mersel Bilalli: Në duart e Besës është “çelësi i qeverisë”

Në një intervistë ekskluzive për “Magazina Sot”, analisti politik Mersel Bilalli ka folur rreth situatës politike para zgjedhjeve locale dhe për “turbulencat” brenda koalicionit qeveritar LSDM-BDI dhe BESA për përkrahjen në zgjedhjet lokale që priten të mbahet në tetor të këtij viti.

Në intervistën e tij, Bilalli deklaron se “vera e nxehtë” gjithmonë sjell edhe zhvillime të nxehta politike. Analisti Bilalli deklaron gjithashtu se “kush do të ngrohet nga dielli dhe kush do të përmbytet, duhet ta shohëm”.
“Vera e nxehtë sjell gjithashtu marrëdhënie të nxehta në skenën politike pak para zgjedhjeve lokale. Kush do të ngrohet nga dielli dhe kush do të përmbytet, pritet ta shohëm”, ka thënë Bilalli.

Analisti Mersel Bilalli më tej ka shtuar se kjo qeveri është në duart e parties Besa, e jo të BDI-së, duke thënë se ata e kanë “çelësin në duar”, por siç thotë ai nuk është i sigurt se a e din se çfarë “kartash të forta kanë në duar”.

“Për momentin çelësi i artë është tek partina Besa, dhe nuk jam i sigurt se ata janë të vetëdijshëm për letrat me fat që kanë në duar. Kjo i bie si të dish numrat e lotarisë që do të bien, kështu që gjithçka që duhet të bësh është të plotësosh vetëm tiketën”, ka përfunduar Mersel Bilalli.