Merz: Gjermania do të krijojë ushtrinë më të fuqishme në Evropë

Picture of INA
INA

14/05/2025

Kancelari i Gjermanisë, Friedrich Merz, premtoi të mërkurën, gjatë fjalës së tij para Bundestagut, se do të ndërtojë “ushtrinë më të fortë konvencionale në Evropë” përballë kërcënimeve të një Rusie armiqësore dhe luftës në Ukrainë.

Merz u shpreh se ky angazhim është i përshtatshëm për një nga shtetet më të populluara dhe ekonomikisht më të fuqishme të Evropës, duke theksuar se miqtë dhe partnerët e Gjermanisë presin një veprim të tillë nga ky vend.

“Ata e kërkojnë këtë gjithashtu në praktikë”, shtoi ai, shkruan washingtonpost.

Në fjalimin e parë në parlament pas formimit të qeverisë së tij javën e kaluar, Merz u angazhua të shfrytëzojë çdo mundësi financiare për të forcuar ushtrinë e vendit.

Ai theksoi se qëllimi është që Gjermania dhe Evropa të jenë aq të forta sa të mos kenë më nevojë të përdorin armët e tyre, dhe për ta arritur këtë, duhet të marrin më shumë përgjegjësi brenda NATO-s dhe Bashkimit Evropian.

Njëkohësisht, presidenti i SHBA-së, Donald Trump, i kishte kërkuar Gjermanisë dhe aleatëve të tjerë evropianë të rrisnin shpenzimet për mbrojtjen, duke ngritur pyetje mbi angazhimin e SHBA-së në aleancën ushtarake transatlantike. (Telegrafi)

TË FUNDIT

Qeveria sot miratoi ribalancimin e buxhetit – parashikohen të ardhura të rritura prej një përqind

Regjisori shqiptar Qëndrim Rijani, fitues i katërmbëdhjetë çmimeve për regji, do të drejtojë shfaqjen “Jul Cezari” në Split

I bëjnë pyetje vetëm për Gjestin dhe Eglin, ish banori i ‘BBVA’ eskalon me fjalorin

Shqipëria, e para në Ballkan dhe e shtata në botë për çmimin më të lartë të naftës

OEMVP apel prindërve dhe nxënësve: “Zgjidhni shkollat e mesme profesionale“

“Sot e nesër shi i rrëmbyeshëm , temperatura të larta në fundjavë”

ME TE LEXUARA

1

LEXO MË SHUMË