Mërzitet Vuçiç nga thirrjet e shqiptarëve: A nuk i ka mësuar njeri që të sillen denjësisht?

0

Presidenti serb Aleksandar Vuçiç duket se është vënë në siklet, kur gjatë një prononcimi për mediat lidhur me takimin që pati me homologun nga Kosova Hashim Thaçi, disa shqiptarë nisën të bërtisnin nga ndërtesat në Bruksel.

Televizioni Publik i Serbisë (RTS) pretendon se presidenti i tyre është sulmuar verbalisht nga disa shqiptarë, ndërsa ai intervistohej lidhur me takimin, që nuk shkoi mirë mes Thaçit dhe Vuçicit.

Siç mund ta shihni në minutën 12:45 sekonda në videon e mëposhtme, Vuçiç komenton thirrjen e shqiptarëve:

“Këta shqiptarë duan të bërtasin kaq shumë!

Askush nuk i ka mësuar se si të sillen në një mënyrë të denjë për të mos i penguar fqinjët?

Nuk ka rëndësi, do të mësohen me kohë”, tha Vuçiç.