Mes lotësh, Muhamed Zekiri kërkon lirimin e tij

Picture of INA
INA

23/11/2023

Ish-deputeti dhe ish-sekretari i Qeverisë, Muhamed Zekiri kërkoi lirimin e tij, përmes një deklarate emocionesh.

“Mendoj se të gjitha argumentet që i kemi theksuar unë dhe mbrojtja ime, janë bazë reale që të sillni vendim të vetëm dhe të drejtë për lirimin tim nga akuza”, theksoi Zekiri, që akuzohet për keqpërdorim detyre.

Ai para trupit gjykues theksoi se ka përjetuar momente të vështira, pasi vëllai i tij ka ndërruar jetë, ndërsa bashkëshortja e tij është diagnostikuar me sëmundje të rëndë.

Si rrjedhojë Zekiri tha pas akuzës, për 593 ditë ka qenë i stigmatizuar në opinion, ndërsa nuk ka pasur mundësi që të realizojë të ardhura për kujdesin ndaj familjes.

“Me aktvendimin lirues, vlerësoj se gjykata do t’i jep fund agonisë dhe vuajtjeve të mija, por edhe të anëtarëve të familjes sime, të cilët 593 ditë jetojnë jetë nën hije të rëndë, si dëm kolateral i këtij procesi të akuzës. Në fillim të vitit, papritmas ndërroi jetë vëllai im më i ri, i cili prapa tij la 3 fëmijë të mitur, ndërsa më pas bashkëshortes time, ashtu siç është dokumentuar në gjykatë, u diagnostikua me sëmundje të rëndë. Mjekimi i saj zgjat tashmë 9 muaj, ende nuk ka përfunduar dhe nuk e dimë se si do të përfundojë. 593 ditë pasi jam stigmatizuar në opinion, nuk kam pasur mundësi të realizoj të ardhura për kujdes dhe ndihmë ndaj 4 fëmijëve. Tre të mijtë dhe një nga martesa e kaluar e bashkëshortes, që jeton me ne. Në këtë periudhë, të gjitha detyrimet materiale bien në barrën e prindërve të bashkëshortes, që nga diaspora kanë ardhur në Shkup për ta marrë kujdesin e plotë për ne”, tha mes tjerash Zekiri.

Prokuroria e akuzon Zekirin se gjatë periudhës nga prilli i vitit 2021 deri në janar të vitit 2022 në cilësinë e Sekretarit të Përgjithshëm të Qeverisë, pa kryer prokurim publik, ka lidhur kontrata për shërbime konsulence me një kompani në vlerë totale prej një milionë euro, gjegjësisht janë paguar 147.000 euro më shumë se marrëveshja paraprake prej 795.000 euro.(INA)

TË FUNDIT
1 orë
Apasiev: Këta që po vijnë janë edhe më të këqinjë se BDI
4 orë
Fronti Europian parashtroi ankesë në KSHZ për rivotimin në Zhelinë
4 orë
Zyrtarë të KFOR-it negociuan për tërheqjen e sulmuesve në Banjskë, zbardhet dokumenti
5 orë
Formimi i Qeverisë, ZNAM kërkon më shumë ministri
5 orë
Moti sot në Maqedoninë e Veriut

ME TE LEXUARA

1 ditë
Maqedoni, mbi 12 mijë qytetarë këtë fundjavë për pushime në Greqi
1 orë
Apasiev: Këta që po vijnë janë edhe më të këqinjë se BDI
20 orë
Petrovska: Për presidenten Maqedonia nuk ka emër
19 orë
Nano Ruzhin: Mandatari pa vizion të qartë
1 ditë
Vuçiq i dëshpëruar se pse Maqedonia votoi për Rezolutën për gjenocidin serb në Srebrenicë
20 orë
O’Brien: SHBA do të jetë përherë mike e devotshme e Kosovës
19 orë
Krijohet makina e parë në Maqedoni – Studentët do të garojnë në garë botërore (VIDEO)
1 ditë
Shtetasit e Maqedonisë së Veriut më të deportuarit nga Gjermania
20 orë
Grenelli i kishte propozuar Trumpit që ta vizitojë Thaçin në Hagë, e zbulon media ndërkombëtare

LEXO MË SHUMË

Dimitar-Apasiev-007-scaled

Apasiev: Këta që po vijnë janë edhe më të këqinjë se BDI

fronti evropian

Fronti Europian parashtroi ankesë në KSHZ për rivotimin në Zhelinë

grupi banjska radojcici

Zyrtarë të KFOR-it negociuan për tërheqjen e sulmuesve në Banjskë, zbardhet dokumenti

Maksim Dimitrievski

Formimi i Qeverisë, ZNAM kërkon më shumë ministri

moti sot

Moti sot në Maqedoninë e Veriut

banka sportel

Inspektorati i Gjuhëve nga tani do të mbikëqyrë bankat nëse (nuk) e respektojnë gjuhën shqipe

Perparim-Rama

Rama favorizon firmën kineze në tenderin 10 milionësh, a po rrezikohet siguria nacionale?

biden-putin

Biden me deklarata të ashpra për Putin: Qëndrojmë fort me Ukrainën kundër një tirani brutal

vmro vlen negociata

VMRO dhe VLEN vazhdojnë në ndarjen e “kulaçit” qeveritar, në tryezë edhe dogana, MEPSO dhe Ndërmarrja e Rrugëve

INFO

NA NDIQ