Mesazhe në distancë mes Selës dhe Taravarit

Picture of Ina Online
Ina Online

06/07/2024

Kreu i njërit krah të ndarë të Aleancës për Shqiptarët, Zijadin Sela ka thënë se nuk dëshiron të komentojë deklaratat e Arben Taravarit.

Sela më tej tha se Taravari do të përfundojë si nënkryetar i VMRO-DPMNE-së.

“Nuk dua shumë t’i komentoj deklaratat e Taravarit. Natyrisht që procesi gjyqësore rreth vulave të partisë është në vazhdim e sipër. Qëllimisht kam heshtur gjatë gjithë kësaj kohe dhe nuk jam deklaruar dhe ai ka bërë atë fëmiun që ia kanë marrë, vazhdimisht se gjoja presiomn gjykata e gjëra të tilla. Por, siç po shihet presioni nëpër gjykata është nga ana e tij dhe gojën plotë kjo qeveri me reforma në gjyqësi, por nga ana tjetër ata janë ato që i bëjnë këto presione. Siç duket Taravari do të përfundojë nënkryetar i VMRO-DPMNE-së”, deklaroi Sela.

Nga ana tjetër, kryetari i krahut tjetër të Aleancës për Shqiptarët, Arben Taravari ka komentuar mbledhjen e Kuvendit Qendror të ASH-së, krahu i Selës, që u mbajt sot në Shkup.

“Vazhdoj të mendoj se janë një fraksion i vogël i ASH-së. Tashmë disa dhjetëra njerëz, shumica përkrahës të Ziadinit me të madhe i bashkangjiten Aleancës për Shqiptarët. Por, s’dua ta kamentoj. Ju uroj vetëm shëndet dhe të kenë sukses”, tha Taravari.

Deklaratat e Selës për të, Taravari i quajti cinike dhe jo të denja për një ish bashkëpunëtor. “Mendoj se është cinike, për një bashkëpunëtor që e ka pas 8-9 vite. Por, sidoqoftë vetëm sukses të ketë”, tha Taravari për gazetën LAJM.

TË FUNDIT

Aliu: Abetarja e Përbashkët Kombëtare futet për herë të parë në arsimin shqip në RMV

Bastisje në dy lokacione në Shkup!

ASH-Taravari: Ligji i ri për bixhozin është mashtrim – nuk ndalon, por e kthen në monopol shtetëror

Gashi për “Fokus”: Është koha të ndalen përçarjet dhe të hapet tema e bashkimit!

Në Maqedoni mungojnë 6 mijë infermierë

Mbyllet rruga rajonale Shkup-Tetovë, shkak zjarri masiv

ME TE LEXUARA

1

LEXO MË SHUMË