Mesazhe nga Këshilli i Ministrave: OSBE është gjallë, vlera e saj është sa më shumë përdoret për tejkalimin e mosmarrëveshjeve

Picture of INA
INA

01/12/2023

OSBE-ja është e gjallë, vlera e saj është sa më shumë përdoret për tejkalimin e mosmarrëveshjeve. Bllokada apo mosrespektimi i parimeve të Organizatës është kërcënim i drejtpërdrejtë për vlerat e saj themelore, për të cilat është angazhuar që nga viti 1975, janë mesazhet kryesore që u dërguan nga Këshilli Ministror i OSBE-së që u mbajt dje në Shkup.

Liderët evropianë dënuan agresionin rus kundër Ukrainës dhe shprehën mbështetje të fortë për popullin ukrainas, ndërsa disa prej tyre u larguan nga salla gjatë fjalimit të kreut të diplomacisë ruse, Sergej Lavrov, i cili në fjalimin e tij tha se ajo që po ndodh aktualisht në OSBE nuk është mënyra e duhur se si duhet të trajtohen çështjet e sigurisë evropiane. Para pjesëmarrësve të Këshillit të Ministrave, Lavrov theksoi se kryeqytetet perëndimore po veprojnë në atë mënyrë që të minojnë punën e OSBE-së.

Për shkak të mbërritjes së Lavrovit në Shkup, ministrat e Punëve të Jashtme të Ukrainës, Estonisë, Letonisë, Lituanisë, Rumanisë dhe Polonisë anuluan pjesëmarrjen e tyre në Këshillin e Ministrave, por delegacionet e vendeve si dhe disa nga ambasadorët e tyre në OSBE, megjithatë, ishin pjesëmarrës në takim.

Kryeministri Dimitar Kovaçevski, duke hapur takimin, tha se vizioni i OSBE-së ssi një platformë për siguri bashkëpunuese dhe gjithëpërfshirëse u testua seriozisht në realitet dhe u ndje më drejtpërdrejt nga qytetarët ukrainas.

“Agresioni ushtarak i Federatës Ruse kundër Ukrainës vazhdoi me intensitet të pandërprerë dhe me pasoja shkatërruese, duke konfirmuar pajustifikimin dhe padrejtësinë e tij”, tha Kovaçevski, duke shtuar se populli i Ukrainës meriton paqe, dhe se arritja e paqes së drejtë dhe të qëndrueshme mbetet imperativ.

Shtoi se kjo luftë vazhdon t’i minojë edhe themelet e OSBE-së. Për këtë, si çështje e rëndësishme e sigurisë në rajonin tonë dhe më gjerë, prioritet kryesor për kryesimin tonë ishte dhe mbetet që të sigurohet mbështetje thelbësore për Ukrainën dhe popullin e saj përgjatë dimensioneve të OSBE-së.

Sipas Kovaçevskit, fitoi diplomacia për marrëveshjen që Malta të jetë kryesuesja e radhës e Organizatës.

“Kjo nuk është absolutisht një fitore diplomatike e Rusisë, kjo është një fitore diplomatike për OSBE-në duke pasur parasysh se funksionimi i OSBE-së ishte vënë në pikëpyetje. Me këtë OSBE-ja do të vazhdojë të funksionojë, do të vazhdojë të jetë garantues i zhvillimit të proceseve demokratike dhe paqësore në Evropë”, tha Kovaçevski.

Shefi i diplomacisë Bujar Osmani dërgoi “porosi të shpresës se nuk do ta humbasim takimin tonë me historinë, se do t’i përgjigjemi peshës së momentit dhe se do të sigurojmë të ardhme të parashikueshme dhe konstruktive për OSBE-në”.

“Do t’i përcjell tri porositë që OSBE-ja ka duruar dhe vazhdon të ofrojë. Maqedonia e Veriut mori kryesimin e OSBE-së në një vit lufte aktive me kërcënime të papara për sigurinë evropiane dhe rendin ndërkombëtar të bazuar në rregulla. Agresioni ushtarak rus kundër Ukrainës ka shkelur të gjitha rregullat e Organizatës, Aktin Final të Helsinkit dhe dokumente të tjera kyçe për sigurinë evropiane dhe të drejtat e njeriut. Lufta ka minuar besimin, dialogun dhe kapacitetin tonë për të ofruar, dhe mbi të gjitha ka shkatërruar jetën e njerëzve të thjeshtë, të drejtën e tyre për të jetuar të lirë, të përballur me frikën e luftës dhe kushtet e krijuara nga lufta. Në kuadër të OSBE-së, dialogu dhe bashkëpunimi u zëvendësuan nga përçarjet dhe polarizimi. Konsensusi, shpeshherë i instrumentalizuar për arritjen e qëllimeve politike kombëtare, në vend që t’i shërbejë interesit kolektiv, është kthyer në një armë që e bën të largët dhe të vështirë arritjen e qëllimeve praktike”, tha Osmani në fjalimin.

Ministrja gjermane e punëve të jashtme, Analena Berbock, theksoi se bashkëpunimi në OSBE duhet të forcohet edhe më tej, edhe pse Rusia ka vendosur pengesa të mëdha në rrugën e punës në një vit e gjysmë të fundit.

“Si asnjë organizatë tjetër, OSBE-ja qëndron për sigurinë e më shumë se 1,3 miliardë njerëzve, që do të thotë se ata duan të jetojnë së bashku në paqe dhe siguri dhe zhvillim të mirë ekonomik”, theksoi Berbok, duke theksuar se fakti që Rusia nuk arriti të shkatërrojë OSBE-në është një kontribut i rëndësishëm për rendin e paqes.

Shefi i diplomacisë ruse, Sergej Lavrov deklaroi se ajo që po ndodh aktualisht në Organizatë nuk është mënyra e duhur për të trajtuar çështjet e sigurisë evropiane. Ai theksoi para pjesëmarrësve të Këshillit të Ministrave se kryeqytetet perëndimore po veprojnë në atë mënyrë që të minojnë punën e OSBE-së.

“Ndarjet e kontinentit minojnë sigurinë e krijuar nga OSBE-ja dhe idenë e virtytshme mbi të cilën mbështetet procesi i Helsinkit”, tha Lavrov.

“Ndarjet e kontinentit minojnë sigurinë e krijuar nga OSBE-ja dhe idenë e virtytshme mbi të cilën mbështetet procesi i Helsinkit”, tha Lavrov.

Sipas Lavrovit, zhvillimet aktuale vënë në pikëpyetje funksionimin e OSBE-së si forum për zgjidhje objektive të problemeve globale dhe cenojnë parimin e të drejtave të barabarta për të gjithë pjesëmarrësit.

Ai iu referua disa zhvillimeve në të kaluarën, duke theksuar se vendet e NATO-s dhe BE-së shkatërruan dimensionin ushtarako-politik të OSBE-së. Ai ka theksuar se në vitin 1999 NATO ka kryer një agresion brutal ndaj Jugosllavisë, anëtare e OSBE-së dhe ka përmendur, siç tha ai, marrjen e Kosovës nga Serbia dhe shkeljen e Rezolutës 1244 të Këshillit të Sigurimit të Kombeve të Bashkuara.

Sipas Lavrovit, Moldavia është viktima e radhës në luftën hibride të Perëndimit kundër Rusisë.

Ministri rus i Punëve të Jashtme menjëherë pas përfundimit të fjalimit u largua nga salla ku u mbajt takimi. Në margjinat e takimit ministror të OSBE-së në Shkup, Lavrov pati takime dypalëshe me shefat e diplomacisë së Armenisë dhe Hungarisë, Ararat Mirzojan dhe Peter Sijaro. Sergej Lavrov pati një takim edhe me shefin e diplomacisë austriake, Aleksander Shallenberg.

Përfaqësuesja zyrtare e Ministrisë së Punëve të Jashtme të Rusisë Maria Zaharova njoftoi në rrjetin social Telegram se në tavolinat në sallën e takimeve të Këshillit të Ministrave të Punëve të Jashtme të OSBE-së ka një manifestim të qartë të asaj për të cilën ka folur Sergej Lavrov në fjalimin e tij: nën presionin e SHBA-së, logjika e OSBE-së po zëvendësohet me ideologjinë agresive të NATO-s. sa/

Ndihmës sekretari amerikan i Shtetit për Evropë dhe Euroazi, Xhejms O’Brajan, në fjalimin e tij theksoi se duhet t’i drejtojmë kritikë serioze secilit që ka për qëllim ta bllokojë funksionimin e Organizatës për siguri dhe bashkëpunim në Evropë, sepse ai do të ishte kërcënim i drejtpërdrejtë ndaj vlerave dhe angazhimeve themelore të saj, por edhe ndaj jetëve të miliona njerlzve të cilët tentojnë t’i gëzojnë të drejtat themelore të njeriut,

“Prania jonë këtu nuk është vetëm privilegj por edhe zgjedhja jonl, sepse jemi të vetëdijshëm se secili prej nesh punon në atë për t’i arritur aspiratat për realizim të të drejtave themelore të njeriut, ndërkaq mu për këtë na nevojitet ndihmë nga partnerët tanë. E mbështesim Organizatën jo vetëm për shkakun tonë. Jemi këtu për të qenë për njrëi-tjetrin, jemi këtu për popullatën më të ndjeshme në secilën shoqëri”, tha O’Brajan.

Ai mbetet në qëndrimin me kolegët e tij se ofenziva ruse ndaj Ukrainës është kërcënim i drejtpërdrejtë për lirinë e popullatës civile, për të drejtën ndërkombëtare, si dhe parimet e kësaj Organizate.

Ambasadori i Ukrainës në OSBE, Evgenij Cimbaljuk në fjalimin e tij në Samitin e 30-të ministror të OSBE-së në Shkup shprehu mirënjohjen e tij për të gjitha vendet për mbështetjen e Ukrainës në luftën për liri kundër Rusisë që siç tha ai, “kontribuojnë edhe në mbrojtjen e së ardhmes së OSBE-së”.

Cimbaljuk, simbolikisht në fjalimin e tij para delegatëve, tregoi edhe pesë kokrra të djegura nga Rusia me një dron iranian, duke shpjeguar se Rusia deri më tani ka shkatërruar qindra mijëra tonë drithë ku siç theksoi, “la shumë familje në mbarë botën pa ushqim”.
Ministrat nga Ballkani Perëndimor nënshkruan një deklaratë të përbashkët për luftën kundër korrupsionit

Në kuadër të Këshillit Ministror të OSBE-së, është nënshkruar një deklaratë e përbashkët për luftën kundër korrupsionit ndërmjet krerëve të diplomacisë së Maqedonisë së Veriut, Shqipërisë, Serbisë, Malit të Zi, Bosnjë e Hercegovinës.

Nënshkrimi i deklaratës, teksti i së cilës u harmonizua më 31 tetor në Shkup gjatë Konferencës Rajonale për Luftimin e Korrupsionit dhe Pastrimit të Parave të organizuar nga Maqedonia e Veriut si kryesuese e OSBE-së, u nënshkrua nga shefi i diplomacisë Bujar Osmani, për Evropë dhe Punë të Jashtme të Shqipërisë Igli Hasani, Ministri i Punëve të Jashtme të Bosnjës dhe Hercegovinës, Elmedin Konakoviç, Ministri i Punëve të Jashtme të Malit të Zi, Filip Ivanoviç dhe zëvendëskryeministri dhe ministri i Punëve të Jashtme të Serbisë Ivica Daçiq,

Sipas Daçiqit, lufta kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar nuk mund të bëhet pa veprim të plotë të koordinuar dhe bashkëpunim ndërkombëtar.

Sot, në ditën e fundit të Takimit Ministror, ​​do të mbahen tre ngjarje shoqëruese me temën “Të rinjt dhe Shoqëria Civile”, “Bëhet fjalë për njerëzit – ndikimi i operacioneve në terren të OSBE-së në 2023” dhe “Ruajtja e pluralizmit – siguria e grave gazetare”.

Sipas paralajmërimeve, konferencë për shtyp duhet të mbajë edhe shefi i diplomacisë ruse, Sergej Lavrov.

Gazetarët e akredituar do të mund të ndjekin edje seancën plenare përfundimtare të Këshillit Ministror të OSBE-së, pas së cilës do të pasojë konferencë përfundimtare për shtyp me kryesuesin, Ministrin e Punëve të Jashtme të Maqedonisë së Veriut, Bujar Osmani, me përfaqësuesin e Maltës, e cila është kryesuesja e radhës e Organizatës dhe Sekretaren e Përgjithshme të OSBE-së Shmid.

Në Këshillin Ministror marrin pjesë rreth 1000 delegatë nga 57 vende anëtare të Organizatës dhe vende partnere.

TË FUNDIT
5 orë
Arben Taravari: Ta mbështesim fuqishëm Muharrem Salihun për eurodeputet
7 orë
Geer: Qeveria e re ta vazhdojë rrugën europiane të vendit
7 orë
Visar Ademi: Për fat të keq në 20 vitet e kaluara politikanët shqiptarë më tepër kanë shikuar llogaritë e tyre bankare se sa të drejtat tona
8 orë
Ministria e Drejtësisë: Dënojmë gjuhën denigruese të VMRO-së ndaj institucioneve shtetërore
9 orë
Qeveria e re do të shtohet me ministri të reja

ME TE LEXUARA

17 orë
Memeti do të tërhiqet nga Këshilli i Prokurorëve, lajmërohet se nuk do shkoj në mbledhje
14 orë
Ahmeti: Nuk ka arsye për të shkarkuar Artan Grubin, Fatmir Besimin e Nazim Bushin nga postet partiake
10 orë
Hagë, trupi gjykues me urdhra për përshpejtimin e nxjerrjes së provave në rastin Thaçi dhe të tjerët
17 orë
Kasami: Fronti Evropian të luaj rol konstruktiv në opozitë
14 orë
Ja në cilat komuna të Maqedonisë së Veriut do të ketë zgjedhje të parakohshme komunale

LEXO MË SHUMË

IMG_2555

Arben Taravari: Ta mbështesim fuqishëm Muharrem Salihun për eurodeputet

dejvid daviv gir geer

Geer: Qeveria e re ta vazhdojë rrugën europiane të vendit

IMG_2550

Visar Ademi: Për fat të keq në 20 vitet e kaluara politikanët shqiptarë më tepër kanë shikuar llogaritë e tyre bankare se sa të drejtat tona

Ministria-e-Drejtesise_1-780x470-1

Ministria e Drejtësisë: Dënojmë gjuhën denigruese të VMRO-së ndaj institucioneve shtetërore

qeveria-750x430

Qeveria e re do të shtohet me ministri të reja

pasaporta-gjermane

Mbi 200 mijë të huaj morën shtetësi gjermane gjatë 2023, ja sa nga Maqedonia e Veriut

thaci-krasniqi-veseli-hage-selimi-specialja

Hagë, trupi gjykues me urdhra për përshpejtimin e nxjerrjes së provave në rastin Thaçi dhe të tjerët

vmro

VMRO-DPMNE: Kacarska ka lënë një faqe të zezë në historinë e Gjykatën Kushtetuese

vlen gashi kasami mexhiti taravari

VLEN do të shndërrohet në një parti politike?! Kush do të jetë kryetar i partisë?

INFO

NA NDIQ