I dalin mesazhet Artan Grubit, i’u thotë drejtorëve të BDI-së: Mos pranoni vendimet e Fatmir Mexhitit

Picture of Ina Online
Ina Online

09/02/2024

Zëvendëskryeministri Artan Grubi ka urdhëruar drejtorët e BDI-së në shëndetësi që të mos pranojnë asnjë vendim nga ministri në largim, Fatmir Mexhiti, raporton Alsat.

Në opinion qarkullojnë pajme ekrani nga një komunikim i brendshëm që duket se është mes Grubit dhe drejtorëve të BDI-së në sektorin e shëndetësisë, të cilët i ka udhëzuar që të hapin pushim mjekësor, apo të gjejnë arsyeje tjera për të mos pranuar asnjë vendim eventual të ministrit të shëndetësisë Fatmir Mexhiti.

“Të nderuar, asnjë drejtor i joni në shëndetësi të mos pranon asnjë vendim të ministrit në largim Fatmir Mexhiti, nese duhet pushim, pushim mjekësor, ose thjeshtë të mos ta pranoj vendimin eventual të Ministrit”, thuhet në mesazhin e Artan Grubrit drejtuar drejtorëve të BDI-së.

“Jo! Prandaj them mos i nënshkruani, hapni pushim, etj… disa ditë deri sa të SHKARKOHET ministri”, ka shkruar me tej Grubi në komunikimin me disa drejtor të cilat janë interesuar nëse vendimi eventual i ministrit mund anulohet nga qeveria.

Edhe Ministri i Shëndetësisë Fatmir Mexhiti ka konfirmuar se zëvendëskryeministri Artan Grubi ka porositur drejtorët që të mos shkojnë punë dhe sipas Mexhitit, ata edhe këtë e kanë bërë duke mos u paraqitur në vendet e punës ditën e enjte.

Ministri i Shëndetësisë, Fatmir Mexhiti është kërkuar të shkarkohet nga një komision kadrovik i ASH-së ndërsa propozimi është miratuar nga Qeveria e cila ka dërguar në Kuvend propozimin për shkarkimin e Mexhitit dhe të Ministrit të Administratës Publike dhe të Shoqërisë Informatike, Azir Aliu. Seanca për shkarimin e tyre dhe emërimin e ministrave të rinj, Ilir Demiri dhe Naim Bajrami është caktuar për ditën e sotme./Alsat

TË FUNDIT

Mexhiti: Taravari s’ka vend në Qeveri nëse bashkëpunon me BDI-në

Sela në Click Plus foli për ASH-në dhe Taravarin, çfarë tha…?

Ishte misterioz deri më tani, Danja Koka shfaqet me të dashurin në festën pas Big Brother

Reagon Gjesti për herë të parë pas fitores së BBVA

Jahoski, pronari i “Pucko Petrol” ofron 2 milionë euro garanci për të dalë nga paraburgimi

Shtyhet sërish seanca konstituive, ky ishte propozimi i Glauk Konjufcës

ME TE LEXUARA

1

LEXO MË SHUMË