Mesazhi i David Cameron: Banjska të mos përsëritet, nëse ndodhë duhet ta luftojmë

INA
INA

05/01/2024

Sekretari për Punë të Jashtme i Britanisë së Madhe, David Cameroon, ka viztuar edhe trupat britanike që shërbejnë në Kosovë në kuadër të KFOR-it.

Cameroon në një intervistë për Reuters ka folur për sulmin e 24 shtatorit në Banjskë, duke thënë se ajo që ka ndodhur në Veri është mjaft shqetësuese dhe se duhet bërë çdo gjë që është e mundur për të parandaluar që diçka e tillë të përsëritet dhe që të luftohet nëse diçka e tillë do të ndodh përsëri.

Kryediplomati britanik ka thënë se Kosova është shtet sovran dhe i pavarur që ka nevojë për stabilitet, siguri dhe të ardhme dhe se Mbretëria e Bashkuar po e ndihmon me të gjitha këto.

Ai ka thënë se ndalimii atyre që cënojnë sigurinë e Ballkanit dhe krijojnë probleme në rajon është në interesin direkt kombëtar të britanikëve, shkruan Gazeta Express.

“Çfarë ka ndodhur këtu në shtator është ekstremisht shqetësuese dhe ne duhet të bëjmë cdo gjë që të mundemi që ta parandalojmë atë që të mos përsëritet dhe ta luftojmë nëse ndodh përsëri. Kosova është shtet sovran i pavarur që dëshiron stabilitet, siguri dhe të ardhme dhe Britania po ndihmon me të gjitha këto dhe është e drejtë që ne e bëjmë. Stabiliteti në Ballkan dhe siguria në Ballkan, dhe ndalimi i atyre që dëshirojnë të shkaktojnë destabilitet dhe të krijojnë probleme është në interesin direkt kombëtar të Britanisë dhe prandaj jam këtu, për të falendëruar trupat tona për punën që bëjnë dhe për të punuar me Qeverinë e Kosovës për t’i ndihmua ata me agjendën e tyre duke njohur faktin se ata janë një shtet sovran që meritojnë mbështetjen tonë derisa ata përpiqen për siguri dhe sukses”, ka thënë Cameroon.

TË FUNDIT

ME TE LEXUARA

LEXO MË SHUMË

radoicic radojcic spiric

VIDEO: Radoiçiq grushton ish-kryetarin ilegal të Mitrovicës së Veriut

card-trump

Made in Veles: Kartelat ‘milionëshe’ me portretin e Trumpit

pendarovski bujar osmani

Pendarovski me 400 euro rrogë do të shpërngulej nga Maqedonia, Osmani me mbi 2.500 euro rrogë thotë se mund të detyrohet të marrë borxh! Qytetarët si ia dalin?

Oleksiy Goncharenko

Deputeti ukrainas porosi për Kosovën: Armatosuni, askush nuk ju mbron!

MVR-polici-a-1-750x430

(VIDEO) Hetohet lidhja ndërmjet vrasjes në Bllacë dhe djegies së lokalit në Çair

burgu manastirit

Shpërthen zjarr në burgun e Manastirit, lëndohet një i burgosur

lista zgjedhore

Nesër fillon inspektimi publik i Listës Zgjedhore për zgjedhjet presidenciale dhe kuvendare

edmond mustafa tuz mali zi

Shqiptari i vrarë sot në Mali të Zi, kishte kërkuar statusin e dëshmitarit, ka ofruar informacione për disa vrasje

scholz-shulc-olaf

Gjermania nuk do të dërgojë trupa tokësore në Ukrainë

INFO

NA NDIQ