Mesazhi i Mexhitit nga tubimi në Shkup

Picture of designer@fetishimedia.ch

18/01/2023

Nënkryetari i BDI-së dhe një nga prijësit e “Grupit të zjarrit”, Izet Mexhiti lëshoi një sërë akuzash e mesazhesh ndaj bashkëpartiakëve të tij në krye të partisë dhe institucioneve të shtetit. Ai tërhtorazi iu kundërpërgjigj edhe kryeparlamentarit Xhaferi, i cili nga Gostivari u çoi mesazh përfaqësuesëve të të pakënaqurve që të krijojnë shtëpinë e tyre politike.

“Mund të na dëshirojë dikush shtëpi të re, por ne nuk dalim nga shtëpia jonë. Edhe nga dera po të na përzënë, nga dritaret do të hyjmë. Sepse ne jo vetëm në shtëpi, por edhe në rrugë kur na shohin, na thonë: ja ky i BDI-së”, u shpreh Mexhiti, përcjell KlanM.

Mexhiti akuzoi Artan Grubin se e ka uzurpuar partinë, ndërsa BDI-në e sotme si joorigjinale.

“Kjo BDI është e sulmuar nga propaganda e uzurpatorëve, që me makinerinë e tyre arritën që të imponohen në BDI dhe të katapultohen në majat më të larta të pushtetit. pra sot kemi BDI-në e vërtetë origjinale këtu dhe Artan Grubin në anën tjetër. Po, fjalën e kam për Artan Grubin, shokun tim të klasës”, tha Mexhiti.

Mexhiti theksoi se Grubin e ka ndihmuar derisa ka qenë pjesë e shoqërisë civile e përkthyes në ambasada, ndërsa e akuzoi se po e keqpërdor UÇK-në në çdo dalje publike./KlanMacedonia

TË FUNDIT

Kurti: Përdoreni shansin e lirisë për të vendosur për 4 vitet e ardhshme

Voton Abdixhiku, fton qytetarët të dalin masvisht në zgjedhje

Voton Bedri Hamza: Çdo rezultat që e votojnë qytetarët, për mua është i pranueshëm

Britania po konsideron eksportin e armëve në Kosovë

Maqedonia investon mbi 300 milion euro për modernizimin e ushtrisë

Gjesti pasi u godit me shuplakë nga G Bani: Do ta lë shtëpinë nëse produksioni nuk merr masa

ME TE LEXUARA

1

LEXO MË SHUMË