Ndonëse pa shumë pritshmëri, Tottenhami ia doli të mbyll gjysmën e sezonit në Premier League në vendin e pestë me 36 pikë, vetëm një pikë larg zonës Champions, teksa drejtuesit e klubit po përgatiten për të kompletuar skuadrën në merkaton e janarit, në mënyrë që të bëjnë një fazë të dytë akoma më të mirë.
Kështu mediat londineze raportojnë se trajneri Postecoglu ka kërkuar dy përforcime për janarit, një mesfushor me eksperiencë dhe një qendërmbrojtës, teksa presidenti Daniel Levy ka tashëm edhe emrat që do të provojë të afrojë.
Në mesfushë preferohet Connor Gallaggher i Chelsea-t, i cili njeh mirë kampionatin anglez dhe për më tepër është vetëm 23 vjeç. Mesfushori është rritur te Chelsea dhe ka kaluar disa sezone në huazim, para se të rikthehej te blutë e Londrës.
Këta të fundit mund të pranojnë të heqin dorë nga Gallagher vetëm në rast të një shifre prej 40 milionë eurosh, duke qenë se në janar duan të investojnë për një sulmues me peshë.Sa i përket mbrojtjes, emri në krye të listës është rumuni Radu Dragusin, 21-vjeçar i rritur te Juventusi, por që po shkëlqen me fanellën e Genoas në Serinë A.
Klubi ligur synon të arkëtojë të paktën 30 milionë euro për kartonin e Dragusin, shifër kjo lehtësisht e përballueshme nga arkat e Tottenham, që me rumunin mund të kompletojë repartin e prapavijës./ supersport