Mesi tregon se kush mund të kalojë rekordin e tij

0

Lionel Mesi është kthyer mbrëmjen e kaluar në të vetmin lojtar të historisë së futbollit që ka fituar në karrierën e tij plot gjashtë “Topa të Artë”. Pas ceremonisë, argjentinasi foli për media të ndryshme, teksa një moment u pyet pikërisht për rekordin. La Pulga” u shpreh se nuk e kishte imagjinuar kurrë diçka të tillë dhe se ndihej shumë i lumtur. “Nuk e mendoja kurrë që do të fitoja gjashtë herë ‘Topin e Artë’. Në fakt, ishte e paimagjinueshme të fitoja një, jo më gjashtë. Sidoqoftë, është një gëzim i madh të dish se je i vetmi që e ke fituar gjashtë herë, të bën të ndihesh krenar,” thanë fillim Mesi. Më pas njëri prej gazetarëve e pyet se kush mund ta thyejë rekordin e vendosur, duke përmendur edhe Kylian Mbappen. “Po, mundet. E thashë që do të vijë një moment që dikush do ta thyejë atë rekord, ndoshta mund të jetë edhe Mbappe”, përfundon Mesi.