Mësimi do të vazhdojë me prezencë fizike

Ministrja e Arsimit dhe Shkencës Milla Carovska theksoi sot se gjendja me Covid 19 nëpër shkollat e mesme dhe ato fillore momentalisht është stabile dhe mësimi do të vazhdojë me prezencë fizike dhe jo online.

Ajo njoftoi se  75 përqind e mësimdhënësve tanimë janë të imunizuar dhe se rastet aktive me Covid 19 janë nën 1 për qind. Carovska  theksoi se situaten e kanë nën kontroll dhe se gjithçka është në rregull.

“Situata e koronavirusit në shkolla është stabile dhe për sa kohë është kështu ne mbetemi në skenarin e parë – mësimdhënie me prezencë fizike. Nëse ka ndonjë ndryshim apo kërcënim, atëherë në koordinim me Komisionin për Sëmundjet Infektive dhe Ministrinë e Shëndetësisë do të zbatojmë skenarë të tjerë. Por tani për tani gjithçka tregon se gjendja është stabile dhe se nxënësit janë të sigurt në shkolla”, theksoi ministrja Carovska. (INA)