Sipas një hulumtimi të kryer nga “Spotrak” për pagat e futbollistëve në Premier Ligë, dy nga 5 futbollistët më të paguar në elitën e futbollit anglez, vijnë nga Man. Siti.
Lojtari që paguhet më shumë në Premier Ligë është mesfushori belg Kevin de Brujne, i cili paguhet 24.79 milionë euro në vit. Në vendin e dytë të renditjes ndodhet shoku i tij i skuadrës Erling Braut Haaland, me 23.24 milionë euro.
Në vendin e tretë është mesfushori brazilian Kasemiro, i cili arrin në 21.69 milionë euro në radhët e Man. Junajtedit. Ndërsa në vendin e katërt është Mohamed Sallah (Liverpool), i cili fiton po aq sa braziliani.
Në vendin e pestë është një futbollist anglez, Rahim Sterling i Çellsit, që mbyll “Top-5 më të paguarit” me një pagë vjetore prej 20.14 milionë euro