Kanë përfunduar ndeshjet playoffit në Ligën e Europës e ku skuadra të ndryshme pritet që të bëjnë garë të fortë për trofeun e dytë të rëndësishëm në kontinent
Më poshtë do të njiheni me të gjitha skuadrat që kanë kaluar në grupe të Ligës së Europës.Qarabag – Olimpija e Lubljanës 1-1
Qarabag ka kaluar në grupe të Ligës së Europës duke e mposhtur kampionin e Sllovenisë, Olimpijën me rezultat të përgjithshëm 3-1. Ndeshja e dytë përfundoi me rezultat të barabartë por që në ndeshjen e parë Qarabag kishte fituar për të kaluar tutje. Bayrmov (24’) shënoi nga penalltia për Qarabag kurse rezultatin e barazoi Pinto (36’). Të dy golat u shënuan në pjesën e parë dhe Qarabag e ruajti rezultatin për të kaluar në grupe të Ligës së Europës. Olimpija e Lubjanës në anën tjetër do të luan në Ligën e Konferencës.
Aris Limassol – Slovan Bratislava 6-2
Skuadra qipriote e Aris Limassol e ka mposht 6-2 skuadrën sllovake Slovan Bratislava. Golat për Aris u shënuan nga: Gomis (21’, 45+7, 51’), Szoke (24’), Mayambela (67’) dhe Brown (72’). Për Slovan Bratislavan shënuan Strelec (37’) dhe Barseghyan T. (89’). Aris kalon në fazën e grupeve të Ligës së Europës me rezultat të përgjithshëm 7-4. Slovan Bratislava luan në grupe të Ligës së Konferencës.
Sheriff Tiraspol – Klaksvik 2-1
Sherif Tiraspoli nga Moldavia e ka eliminuar nga gara e Ligës së Europës skuadrën e Klaksvik nga Ishujt Faroe me rezultat 2-1. Golat për moldavët u shënuan nga Luvanoor (16’) dhe Zohouri A. (74’). Për Klaksvik shënoi Kassi (34’). Sheriff fiton me rezultat të përgjithshëm ndaj Klaksvik 3-2 dhe do të luanë në Ligën e Europës. Klaksvik luan në Europa Ligë.
Zorya – Sllavia Pragë 2-1
Skuadra nga Ukraina, Zorya ka kaluar në fazën e grupeve të Ligës së Europës duke e mposhtur Sllavia Pragën. Alefirenko D. (32’) dhe Antyukh D. (41’). Për çekët shënoi Jurasek (83’). Zorya do të luan në grupe të Ligës së Europës, Sllavia Praga e zhvillon aventurën në Europë duke luajtur në Ligën e Konferencës.
Sparta Praga – Dinamo Zagreb 4-1
Një ndeshje triler i vërtetë u zhvillua sonte në Çeki në mes të Sparta Pragës dhe Dinamo Zagrebit. Çekët fituan me rezultat 4-1 për të kaluar tutje në fazën e grupeve në Ligën e Europës. Haraslin (2’), Sorensen (24’), Panak (67’) dhe Olatunji (87’) shënuan për Spartën e Pragës. Për skuadrën kroate golin e vetëm e shënoi Baturina (71’). Sparta e Pragës vazhdon garën në Ligën e Europës, Dinamo Zagreb në Ligën e Konferencës.
Ajax – Ludogorets Razgrad 0-1
Ajaxi ka arritur që të kualifikohet në fazën e grupeve pasi që në ndeshjen e parë kishte mundur Ludogretsin me rezultat 4-1 në Bullgari. Ky rezultat i mjaftoi skuadrës holandeze që të kalonte në fazën e grupeve kurse Ludogorets Razgrad do të luajë në grupe të Ligës së Konferencës. Tissera (62’) shënoi golin e vetëm në këtë takim për skuadrën bullgare.
Cukaricki – Olympiacos 0-3
Olympiakos edhe në shtëpi është treguar skuadër e madhe për skuadrën serbe Cukaricki, të cilën e mposhti t me rezultat të pastër 0-3. Rezultati i përgjithshëm për këtë ndeshje është 6-1 për skuadrën greke. Masouras (34’), Biel (45+1’) dhe Retsos (53’) shënuan golat për skuadrën e njohur greke. Olympiakos do të luan në Ligën e Europës, Cukaricki në Ligën e Konferencës.
Lugano – Royale Union SG 0-1
Lugano e Zvicrës po ashtu nuk do të luajë në Ligën e Europës për këtë sezonë, pasi që ajo është mposhtur nga skuadra belge Royale Union SG me rezultat 0-1. Por, megjithatë ata do të luajnë në Ligën e Konferencës. Goli i vetëm në këtë ndeshje u shënua nga Eckert Ayensa (7’). Royale Union fitoi me rezultat të përgjithshëm 3-0.
Aberdeen – Hacken 1-3
Hacken e Suedisë është treguar kafshatë e madhe për Aberdeen të Skocisë duke kaluar kështu në grupe të Ligës së Europës. Aberdeen do të luanë në Ligën e Konferencës. Sadiq (14’, 41’) dhe Layouni (81’) shënuan golat për Hacken, Miovski (56’) për Aberdeen. Rezultati i përgjithshëm i kësaj ndeshje 5-3 në të mirë të Hacken.
Zrinjski – Lask 1-1
Lasku i Austrisë është skuadra e radhës që do të luajë në grupe të Ligës së Europës. Austriakët eliminuan nga kjo garë skuadrën e Zrinjskit të Mostarit të Bosnjës. Këta të fundit do të luajnë në grupe të Ligës së Konferencës. Jovovic (52’) shënoi për Lask kurse për Zrinjskin më parë kishte shënuar Bilbija (38’).
Nesër pritet që të hidhet edhe shorti i Ligës së Europës ku 32 skuadra do të luajnë në grupe të ndara sipas vazove.
Në Vazo e parë janë skuadrat: West Ham United, Liverpool, Roma, Ajax, Villarreal, Bayer Leverkusen, Atalanta dhe Rangers.
Në Vazon e dytë bëjnë pjesë skuadrat: Sporting, Slavia Pragë, Rennes, Olympiacos, Real Betis, Lask, Marseille dhe Qarabag.
Në Vazon e tretë skuadrat: Molde, Brighton & Hove Albion, Sheriff Tiraspol, Union Saint-Gilloise, SC Freiburg, Sparta Pragë, Maccabi Haifa, Sturm Graz.
Ndërkaq në vazon e fundit, pra të katërt janë: Toulouse, AEK Athens, TSC, Servette, Panathinaikos, Rakow Czestochowa, Aris Limassol dhe BK Hacken.