Mësohet formacioni i Sylvinhos. Ja si do të luajë Shqipëria ndaj Polonisë!

Iliria News Agency
Iliria News Agency

27/03/2023

Ndeshja e parë e Kombëtares shqiptare për eliminatoret e Euro 2024 do të zhvillohet në Varshavë përballë Polonisë.

Trajneri Sylvinho dhe Sokol Cikalleshi, dolën në konferencën e zakonshme për shtypin, ndërsa më pas skuadra zhvilloi edhe seancën e fundit stërvitore. Tekniku brazilian u mundua të shuajë dilemat në lidhje me 11-shen që do të hedhë në fushë nga minuta e parë në duelin e parë në grupin E.

Pas një kohe të gjatë Shqipëria do të rikthehet të aplikojë skemën 4-3-3. Kështu në portë nga minuta e parë do ta nisë Thomas Strakosha, i cili ka lënë pas problemet muskulore dhe ka fituar vendin e titullarit. Në qendër të mbrojtjes do të pozicionohen Marash Kumbulla dhe Enea Mihaj. Ndërsa nga krahët do të luajnë Elseid Hysaj dhe Ivan Balliu.

Në qendër të mesfushës si titullar do të pozicionohet Ylber Ramadani. Përkrah lojtarit të Aberdeen do të pozicionohen Kristjan Asllani dhe Qazim Laçi. Në sulm konfirmohet i përhershmi Sokol Cikalleshi. Kavajasi do të mbështetet nga krahët nga Jasir Asani dhe Myrto Uzuni. Futbollisti i Gwangju do të debutojë si titullar me Kombëtaren shqiptare pas formës të mirë të shfaqur në Korenë e Jugut. 

Ndërsa Uzuni ka lënë pas problemet muskulore dhe është gati për të dhënë më të mirën përballë Polonisë. Sulmuesi beratas vjen në një formë fantastike, pasi numëron 20 gola me Granadën në La Liga 2.

Grupi është i plotë, ndërsa trajneri Sylvinho mund të mbështetet në pankinë, aty ku ka emra si Bajrami, Mehmeti, Gjasula dhe Seferi, të gatshëm për të dhënë kontributin e tyre gjatë ndeshjes. Poloni-Shqipëri do të startojë në orën 20:45

TË FUNDIT

ME TE LEXUARA

LEXO MË SHUMË

Premier-League-1024x659-1

Premier Liga pritet t’i heq pikë këtij klubi, thyen rregullat

rashica muriqi

Kosova fillon përgatitjet për miqësoret e marsit nën urdhrat e përzgjedhësit të ri

Jorrel Hato

Tre gjigantët e Ligës Premier duan ta transferojnë sensacionin e Ajaxit

massimiliano-allegri_15r5yo9lfzicg1kw8p87d4nrer

7 pikë në 8 javë, Juve në krizë totale, tani Allegri rrezikon shumë (VIDEO)

southgate

Trajneri i Anglisë kërcënon “yjet” e tij për mosgrumbullim në Europian!

inter

Mësohet se sa pikë i duhen Interit për të siguruar matematikisht titullin

fenerbahce

Fusha e futbollit kthehet në arenë beteje në Turqi. Tifozët e Trabzonsporit përleshen me lojtarët e Fenerbahçes! (Video)

barcelona

Barcelona e fiton bindshëm derbin ndaj Atleticos

Napoli rrahmani

Napoli ndal Interin në kampionat

INFO

NA NDIQ