Mësohet ideniteti i pronarit që ndërroi jetë pas grabitjes së barnatores së tij në Çair

Ali Skenderi është pronari i barnatores në Çair të Shkupit që ndërroi jetë pas grabitjes së barnatores së tij. Siç mësohet ai ka përjetuar rëndë ngjarjen që i ka ndodhur dhe nga stresi që ka pësuar i është përkeqësuar gjendja shëndetësore dhe ka ndërruar jetë.

Ai ishte një personalitet shumë i çmuar dhe human. Lajmi mortor është pritur me dhimbje të madhe edhe nga qytetarët e Çairit, të cilët kanë përcjellë ngushëllime përmes rrjeteve sociale.

Ai la katër fëmijë jetim, 3 vajza dhe djalin e sapolindur.

Policia mbrëmë ka dalur në vendin e ngjarjes pasi që ishte informuar për grabitjen.

“Në orën 20:40 është denoncuar se në barnatore në rrugën Xhon Kenedi, një person nën kërcënimin e armës nga e punësuara ka marrë paratë. Njëzet minuta më vonë në barnatoren ka ardhur pronari A.S (40), të cilit, sipas denoncimit i është përkeqësuar gjendja. Për kohë të shkurt ka ardhur Ndihma e Shpejtë, dhe me makinë është dërguar tek Nënë Tereza, reparti i Kardiologjisë, ku nga ana e mjekut është konstatuar vdekja”, thuhej në komunikatën e policisë, duke shtuar se po punohet në zbardhjen e plotë të këtij rasti. (INA)