Messi, Busquets, Shaqiri, njihuni me lojtarët më të paguar në ligën MLS

ina-online
ina-online

28/09/2023

Shumë yje të futbollit u larguan nga Evropa gjatë verës që shkoi. Pjesa dërrmuese e tyre përfunduan në Arabinë Saudite, më saktësisht në Saudi Pro League.

Atje, lojtarët po paguhen me shuma marramendëse dhe ofertat nga klubet arabe po janë të parezistueshme dhe të parefuzueshme.

Por, disa yje të futbollit evropian vepruan ndryshe, duke preferuar të shkonin përtej Atlantikut.Ata vendosën që vitet e fundit të karrierës t’i kalojnë në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, respektivisht në ligën MLS.

Pa dyshim, njëri prej tyre dhe ai që po konsiderohet si lojtari më i mirë në histori të futbollit, përfundoi pikërisht në Amerikë.

Lionel Messi nënshkroi për dy vjet e gjysmë me Inter Miamin pasi u largua nga Paris Saint-Germain, ku e pati një eksperiencë dëshpëruese.

Sipas mediave amerikane, shtatë herë fituesi i Topit të Artë paguhet 51 milionë euro në vit në klubin nga Florida.

Njëherësh, ai u bë edhe lojtari absolut më i paguar në futbollin amerikan.

Natyrisht, mediat e huaja gjatë verës spekuluan se 36 vjeçarit iu premtua edhe një pjesë e konsiderueshme e aksioneve të Inter Miamit vetëm për t’u transferuar në këtë klub.

Madje, thuhet se Messi e refuzoi një rrogë të jashtëzakonshme prej mbi 400 milionë eurosh në vit, që i kishte ardhur nga Arabia Saudite.

Kampioni i botës e donte një jetë më të qetë, pa presion, për të dhe për familjen e tij dhe larg vëmendjes së publikut.

Para zbarkimit të Messit në Inter Miami, sulmuesi nga Venezuela, Josef Martinez ishte lojtari më i paguar i këtij klubi me afro 3,8 milionë euro në vit.

Kur flasim për lojtarët më të paguar në ligën MLS, Messi është shumë larg dhe shumë përpara të tjerëve.

Për shembull, shoku i tij i skuadrës, Sergio Busquets paguhet 10 milionë dollarë në vit, apo më saktësisht 9,4 milionë euro.

Mesfushori katalunas iu bashkua në Amerikë ish-bashkëlojtarit të tij tek Barcelona, Leo Messi.

Krahas tyre, në Inter Miami përfundoi edhe një tjetër lojtar i deridjshëm i Barçës, Jordi Alba.

Spanjolli nuk hyn fare as në Top 10-shen e lojtarëve më të paguar në Amerikë pasi rroga e tij vjetore është vetëm 1,5 milion euro.

Deri në këtë verë, Xherdan Shaqiri ishte futbollisti më i paguar në Amerikë.

Por, me zbarkimin e lojtarëve të kalibrit të Messit e Busquetsit, gjërat ndryshuan menjëherë.

Tash, futbollisti, i cili luan në Chicago Fire e sheh veten në vendin e tretë në këtë renditje.

Përfaqësuesi zviceran paguhet 7,7 milionë euro në vit, një rrogë jashtëzakonisht e kënaqshme kjo.

31 vjeçari është pjesë e ligës amerikane që nga fillimi i vitit 2022.

Ai paraprakisht luajti në ekipet Basel, Bayern Munich, Inter, Stoke City, Liverpool e Lyon para se ta merrte rrugën drejt Amerikës.

Shaqiri ka fituar trofe të rëndësishëm në futbollin evropian si Liga e Kampionëve dy herë dhe Premierliga e Bundesliga.

Në Chicago Fire, futbollisti nga Zhegra e Gjilanit është lojtari kryesor.

Vendi i katërt i lojtarëve më të paguar në ligën elitare amerikane është rezervuar për Lorenzo Insignen.

Ish-futbollisti i Napolit e ka rrogën vjetore 7,1 milionë euro në Toronto të Kanadasë.

Kurse, në këtë listë është edhe një tjetër futbollist i njohur në futbollin evropian.

Javier Hernandez, më mirë i njohur si Chicharito, paguhet 7 milionë euro nga klubi Los Angeles Galaxy.

Ish-futbollisti i Manchester Unitedit dhe i Real Madridit e mbyll kështu Top 5-shen e futbollistëve më të paguar në Amerikë.

ME TE LEXUARA

LEXO MË SHUMË

Screenshot_2023-12-05-18-54-11-222_com.facebook.katana-edit

Klubi i karatesë “Bashkimi” nga Kumanova kërkon mbështetje për kampionatin evropian

Duka

“Shqipëria fiton Evropianin”, Duka “ngacmon” italianët

topi cip 2024

Risi në futbollin evropian, për çfarë do të shërbejë mikroçipi në topin e Euro 2024?

rashica muriqi

Dardanët në vazon e dytë për shortin e Ligës C në Ligën e Kombeve

kombetarja

Shqipëria në vazon e tretë për shortin e Ligës B në Ligën e Kombeve

berat-gjimshiti-djimshiti

Doli nga fusha i dëmtuar pas 18 minutave lojë, mësohet situata e Berat Gjimshitit

Premier-League-1024x659-1

Premier League “dominon” Evropën, akordi i ri i së drejtës së TV sjell miliarda euro në Britaninë e Madhe

Armando Broja

E ardhmja e Brojës në Itali? Ekipi i Serie A planifikon afrimin e sulmuesit “kuqezi” në janar

Luis Suarez

Suarez nuk pushon ja ku do vazhdoj karrierën

INFO

NA NDIQ