Messi flet për Mbappen: Nuk kam asnjë problem

Iliria News Agency
Iliria News Agency

04/02/2023

Lionel Messi ka thënë se ka raporte të mira me bashkëlojtarin e tij te Paris Saint-Germaini, Kylian Mbappen.

Argjentinasi së fundmi ka dhënë një intervistë për “Ole”, ku mes tjerash u pyet edhe për raportet e tij me Mbappen, me të cilin u përball në finalen e Kupës së Botës “Katar 2022”.

Messi zbuloi se ai dhe Mbappe kishin folur për lojën dhe festimet, por kaq ishte.

Ai shtoi se nuk ka asnjë problem me francezin dhe se raportet e tyre janë të mira.

“Po, ne folëm për lojën, festimet, si e kishin përjetuar njerëzit në Argjentinë, kur isha me pushime”, tha 35-vjeçari, duke shtuar” “Asgjë më shumë, por po shkon mirë, shumë mirë me të”.

Shtatë herë fituesi i “Topit të Artë” foli edhe për përvojën e humbjes së një finale të Kupës së Botës.

“Edhe unë isha në anën tjetër, humba edhe një finale (në 2014 kundër Gjermanisë) dhe nuk doja të dëgjoja asgjë për të më pas, për atë që ndodhi”, tha ai duke shpjeguar se kjo është arsyeja pse ai nuk dëshiron të flasë shumë për këtë me Mbappen.

“Por e vërteta është se unë nuk kam asnjë problem me Kylianin, krejt e kundërta”, tha Messi për të përfunduar intervistën.

TË FUNDIT

ME TE LEXUARA

LEXO MË SHUMË

MUNICH, GERMANY - APRIL 01: Kingsley Coman (C) of Bayern München celebrates scoring the 4th team goal during the Bundesliga match between FC Bayern München and Borussia Dortmund at Allianz Arena on April 01, 2023 in Munich, Germany. (Photo by Alexander Hassenstein/Getty Images)

Bayern eliminon Arsenalin dhe kualifikohet tutje

Real Madrid's Brahim Diaz celebrates after he scored the opening goal during the Champions League round of 16 first leg soccer match between RB Leipzig and Real Madrid at the Red Bull arena stadium in Leipzig, Germany, Tuesday, Feb. 13, 2024. (AP Photo/Matthias Schrader)

Real Madridi e fiton dramën e madhe, e eliminon Man Cityn

champions-logo

Këto janë ndeshjet gjysëmfinale të Ligës së Kampionëve

akil

Arrestohet Akil Gjakova

mbape real

Mbappen e pyesin mos ka ndërruar mendje për largimin, kjo ishte përgjigja e sulmuesit francez

arteta

Arteta uron Alonson dhe Xhakën pas triumfit të titullit

barcelona

Barcelona refuzon një ofertë të majme për Raphinhan, kërkon 20 milionë më shumë

myrto uzuni

Uzuni, një snajperist nga njëmbëdhjetë metra

anceloti

Ancelotti: Guardiola të jetë i qetë, nuk do të bëj magji

INFO

NA NDIQ