Messi ka një lajm të keq për Real Madridin

0

Lionel Messi ka thënë se Barcelona dëshiron t’i fitojë të gjithë titujt, gjatë këtij sezoni.

Lionel Messi ka zbuluar synimin e madh të Barcelonës, gjatë këtij sezoni.

Sulmuesi ka thënë se gjiganti katalan dëshiron t’i fitojë të gjithë titujt.

Objektivi i Barcelonës është lajm i keq për Real Madridin që publikisht ka deklaruar se të vetmen mundësi për të triumfuar e kanë tek Liga e Kampionëve.

“Duam t’i fitojmë të gjitha”, tha Messi në intervistën e publikuar në numrin e sotëm të gazetës sportive katalane “Sport”, përcjell “lajmi.net”.

Barcelona është në garë për titull të kampionit në La Ligë, Copa del Rey dhe Ligën e Kampionëve. /Lajmi.net/