Messi lidhet me kalim në Premier Ligë, nuk është City

Picture of INA
INA

23/05/2023

Emiliano Martinez i ka bërë thirrje bashkëkombësit të tij te Argjentina, Lionel Messit, që t’i bashkohet gjatë verës atij te skuadra e Aston Villas.

E ardhmja e Messit te PSG vazhdimisht është ndër temat më të përfolura gjatë javëve të fundit, duke marrë parasysh faktin që kontrata aktuale e tij skadon këtë verë.

Pavarësisht se e ka opsionin për ta rinovuar kontratën e tij edhe për një vit, superylli argjentinas pritet që të largohet nga “Parc des Princes” si lojtar i lirë, pasi që ka refuzuar një zgjatje të kontratës.

Suspendimi i fundit dyjavor nga PSG për shkak që bëri një udhëtim të paautorizuar në Arabinë Saudite prishi edhe më tej marrëdhëniet mes Messit dhe klubit, dhe thuhet se argjentinasi veçse e ka konfirmuar largimin e tij nga kampioni francez.

Vazhdimisht ka spekulime që po e lidhin Messin me një kalim në Arabinë Saudite kur ai do të largohet nga PSG, sidoqoftë, bashkëlojtari i tij te Argjentina, Martinez i ka bërë thirrje atij që të vjen te Aston Villa.

“Nëse ata po fishkëllejnë Messi, do ta sillja atë këtu, te Villa. Do ta ulja pagën time, do ta bënim më të mirën”, tha Martinez.

Pavarësisht se është njëri nga lojtarët kyç të skuadrës, Messi nuk po dëshiron ta aktivizojë opsionin për ta zgjatur kontratën e tij te PSG, dhe po i afrohet largimit nga kampioni francez këtë verë.

TË FUNDIT

VLEN: Po sjellim zgjidhje për ndotjen mjedisore në vendbanimet shqiptare

Mickoski: Do të ndërtohet Fakulteti i Mjekësisë, do të përfundojnë edhe rikonstruksionet e spitaleve në Kërçovë, Tetovë dhe Shtip

Grida Duma flet për Egli Takon

Kaja Kallas nesër në Shkup, porosi nga BE

Taravari takoi ambasadorin e BE-së: U larguam nga qeveria, por jo nga rruga evropiane

ESHS: Paga mesatare gjatë muajit mars, 44.763 d

ME TE LEXUARA

1

LEXO MË SHUMË