Inter Miami, i udhëhequr nga Lionel Messi, pësoi një humbje të rëndë 0-3 në derbin e Floridës kundër Orlando City.
Yllit argjentinas nuk i pëlqeu aspak vendimet e marra nga gjyqtari i ndeshjes: “Një nga lojtarët e tyre ia pasoi topin portierit dhe gjyqtari më tha se nuk e dinte rregullin, se nuk i dukej i drejtë, se nuk e kuptonte. Portieri e pasoi topin mbrapsht dhe ata shënuan.”
Ylli i ekipit të presidentit Beckham u ankua: “Mendoj se është koha të flasim për nivelin e gjyqtarëve në MLS.”