Messi shkëlqen me supergol në Kupën e Botës për Klube (VIDEO)

Picture of INA
INA

20/06/2025

Lionel Messi ka shënuar supergol në fitoren e parë të Inter Miamit në Kupën e Botës për Klube, që po mbahet në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Me golin Meesit, Inter Miami të enjten mbrëma fitoi 2:1 ndaj skuadrës së Portos në kuadër të Grupit A dhe tani bashkë me Palmeirasin i prijnë Grupit A me nga katër pikë.

Nga një pikë e kanë Porto dhe Al Ahly.

Ndeshja u zhvillua në stadiumin “Mercedez-Benz”, me kapacitet prej 71 mijë vendeve.

Sulmuesi Samu e kaloi Porton në epërsi në minutën e tetë.

Por në fillim të pjesës së dytë, skuadra amerikane shënoi dy herë dhe siguroi pikët e plota.

Telasco Segovia i barazoi shifrat dy minuta pasi nisi pjesa e dytë.

Ndërkohë, fituesi i Kupës së Botës me Argjentinën realizoi supergol nga goditja e dënimit, në minutën e 54-t. Ai e kompletoi ballafaqimin, ndërsa u zgjodh edhe lojtari më i mirë i ndeshjes.

Për kapitenin e Inter Miamit, Messin, ishte goli i 866-të në karrierë, në 1106 ndeshje të luajtura me Barcelonën, Paris Saint-Germainin, Inter Miamin dhe Argjentinën. 68 prej këtyre golave i ka realizuar nga goditjet e dënimit, më shumë se çdo futbollist tjetër.

Ndeshjen e fundit të fazës grupore, Inter Miami e luan të martën ndaj skuadrës braziliane, Palmeiras. Porto ballafaqohet me Al Ahlyn e Egjiptit.

TË FUNDIT

Nesër dezinsektim me aeroplan kundër mushkonjave në Shkup

Mot me diell dhe i nxehtë, pasdite paqëndrueshmëri lokale me shi të rrëmbyeshëm dhe bubullima

Kaltrina Beqiri: Pas 20 vitesh e harruat Tetovën – qytetarët nuk mashtrohen më!

“Putini më mashtroi!” – Trump shpall fundin e durimit

Meta rrit konkurrencën me një qendër të re të dhënash gjigante për inteligjencën artificiale

YouTube vendos rregulla të reja për përmbajtjen joautentike

ME TE LEXUARA

1

LEXO MË SHUMË