“Mësueses sime”/ Në Hania të Kretës u kremtua dita e arsimtarëve

ina-online
ina-online

13/03/2024

Ditën e djeshme, në qytetin e Haniasë në Kretë, Lidhja e mësuesve shqiptarë në Greqi, në bashkëpunim me Komunitetin Shqiptar në Kretë, organizuan një aktivitet të veçantë titulluar “MËSUESES SIME” për të festuar ditën e mësuesit më 7 Mars.

Fëmijët e kurseve të mësimdhënies së gjuhës shqipe në ishullin e Kretës, së bashku me mësues, prindër dhe aktivistë të emigracionit, morën pjesë në këtë ngjarje të rëndësishme, ku pjesëmarrja ishte e lartë nëpër qytete si Palilhora, Kisamo, Kasteli, Tavroniti, Hania, Rethimno, Iraklio, dhe zonat përreth tyre.

Aktiviteti u drejtua nga nënkryetarja e Lidhjes së Mësuesve Shqiptarë në Greqi, Znj. Klarita Selmani. Nxënësit e kurseve shqip paraqitën një koncert me këngë, valle, dhe recitime të bukura për të pranishmit. Gjatë aktivitetit, u shkëmbyen mendime dhe përvoja pozitive mes mësuesve të gjuhës, duke theksuar nevojën për të konsoliduar kurset aktuale dhe për të hapur kurse të reja në qytete dhe zona ku mungon kjo mundësi. Mësuesit u nderuan me Certifikata të mirënjohjes nga Lidhja e Mësuesve Shqiptarë në Greqi, ndërsa kryetarët e komuniteteve ndanë përvojën e tyre në organizim dhe bashkëpunim për të siguruar suksesin e aktiviteteve të tyre. Në këtë ngjarje, merrte pjesë edhe Nën Kryetari i Komunitetit Shqiptar në Greqi dhe Koordinatori për Kretën dhe ishujt, Luan Pacani.

TË FUNDIT

ME TE LEXUARA

LEXO MË SHUMË

policia kroaci kroate

​Shqiptarja që fshehu aksidentin me dy të vdekur në Kroaci (FOTO)

Accident or crime scene cordon tape, police line do not cross. It is nighttime, emergency lights of police cars flashing blue, red and white in the background

Atentat shqiptarit në Spanjë, 33-vjeçari qëllohet me 5 plumba në një qendër tregtare – zbardhen detaje nga ngjarja e rëndë

flamur-nju-jork

SHBA/ Më 19 maj në New York mbahet panairi i tretë “Gjergj Kastrioti Skënderbeu”

valle mergimtar flamuri kuq e zi diaspora

Po vazhdon regjistrimi online i Diasporës, përmes eDiaspora

policia gjermane gjermani

Shqiptari (23) arratiset nga policia gjermane me 200 km/h

kurti len

Albin Kurti tubim të përbashkët me opozitën në Cyrih të Zvicrës (FOTO)

Kurti len opozita kasami gashi mexhiti

Albin Kurti tubim të përbashkët me opozitën në Berlin (FOTO)

policia italiane

Kërkohej nga Italia, shqiptari arrestohet në aeroportin e Valencias

policia-kosoves

Hajnat bëjnë kërdi në shtëpinë e mërgimtarit në Gjilan, ia vjedhin çantën me mbi 145 mijë euro që i solli nga Zvicra

INFO

NA NDIQ