Mësuesit do të marrin një mijë denarë më shumë në pagën e janarit

Iliria News Agency
Iliria News Agency

11 Shkurt, 2023

Paga e janarit e mësimdhënësve në arsimin fillor dhe të mesëm, të cilën duhet ta marrin rreth 15 shkurt, do të jetë rreth 1000 denarë më e lartë. Kjo po ndodh sipas marrëveshjes së nënshkruar vitin e kaluar nga krerët e Sindikatës për Arsim, Shkencë dhe Kulturë (SASHK), Jakim Nedelkov dhe ministri i Arsimit dhe Shkencës, Jeton Shaqiri, pas grevës disajavore të SASHK-ut të vitit të kaluar, ku kërkuan paga më të larta për mësuesit, transmeton Portalb.mk.

“Rritja është obligim nga marrëveshja që kemi nënshkruar vitin e kaluar, me të cilën jemi pajtuar që të ketë një rritje totale prej 15 përqind. Rritjen e parë e kanë marrë në shtator për rreth 4.000 denarë, ndërsa e dyta do të jetë tani”, tha për Meta.mk, kryetari i SASHK-ut, Jakim Nedellkov.

Ai sqaroi se do të ketë rritje për të gjithë të punësuarit në arsimin fillor dhe të mesëm, por këtu nuk përfshihet stafi teknik sepse për ta ka pasur rritje me pagën e marsit të kaluar.

Përmes një komunikate për media, Ministria e Arsimit dhe Shkencës (MASh) bën me dije se respekton dhe përmbush plotësisht dispozitat e marrëveshjeve kolektive në arsimin fillor dhe të mesëm që janë lidhur me SASHK-un si partner i rëndësishëm në avancimin e cilësisë së procesit arsimor në vend.

ME TE LEXUARA

LEXO MË SHUMË

Albin-Kurti1

Kurti i përgjigjet Ramës për Asociacionin

Antonio-MIloshoski-800x445

Milloshoski: LSDM-ja ka dy propozime mbi tavolinë, s’ka nevojë për grupe pune

arben taravari ash

Taravari:Censurë ndaj shqiptarëve në Luginë të Preshevës

FB_IMG_1686399536286

Ndërron jetë në moshë të re, kryetari i një dege të Lëvizjes BESA

bajram-begaj

Begaj kërkon unitet mbarëkombëtar

FB_IMG_1686398588201

Tirania e burrecëve të Tiranës

policia-kosoves

Mitrovicë: Burri sulmon bashkëshorten dhe pastaj djeg shtratin e fjetjes në shenjë revolte

Mickoski-kovacevski-Ahmeti

Kovaçevski: Të gjitha kërkesat e VMRO-së janë përmbushur, edhe ajo për BDI-në

mjek

Maqedonia nivelizon çmimet në shëndetësi për shtetasit e Kosovës

INFO

NA NDIQ