Mësuesit e harruar- ata që ndriçojnë mendjet, por jetojnë në hije

Picture of Ina Online
Ina Online

07/03/2025

Muhamer Pajaziti

Në Maqedoninë e Veriut rroga e një arsimtari është qesharake ose katër herë më e vogël se e një deputeti që për katër vite fle gjumë në bankat e Parlamentit.

Arismtari që të gjithëve na i mësoi shkronjën A, është i nënvlerësuar, i mbytur në borxhe e kredi, jeton me një banesë dydhomëshe dhe me përplotë telashe tjera nuk dorëzohet… merr ditarin në duar, dhuron buzëqeshje dhe dije për fëmijët tanë.

Përpos kushteve të rënda për jetë, arsimtarët dhe mësuesit në gjithë vendin heqin të zitë e ullirit nga politikanët, që dikur ishin nxënësit më të dobët të tyre.

Pikërishtë këta i trajtojnë pa asnjë respekt, duke i detyruar të marrin pjesë në aktivitete partiake e tubime, ndryshe do ja ndalin e kafshatën e bukës për fëmijët e tyre.

Kështu është puna e arsimtarëve në Maqedoni, që pas pavarësimit të vendit. Të gjitha partitë politike kanë abuzuar me ta.

Si pasoj, mësuesit e fëmijëve tanë sot fatkeqisht gëzojnë pak respekt nga e gjithë shoqëria. Në një odë apo mbledhi ata kanë një vend të pa përfillshëm, ndërkaq politikanit hajdut i bëjnë naze dhe i mblidhen si miza pas “mjaltit”.

Shpeshherë edhe luajnë e bëjnë shaka me ata, duke bërë thashetheme se nga pa aftësia kanë mbetur të varfër. Por e vërteta është se ata kanë zgjedhur të jetojnë me faqe të bardhë e dinjitet, duke e përpi me shumë vështirësi të vërtetën dhe realitetin e hidhur.

Shoqëria jonë nuk duhet të jetë indiferente ndaj këtyre zhvillimeve. Duhet ti përkrahim të gjithë mësimdhënësit, të stimulohen të mirët sepse bëhet fjalë për personalitetet më të shquara të kombit tonë që po edukojnë fëmijët tanë. Ti respektojmë ata, të jemi mirënjohës, por jo edhe ndaj atyre mësuesve analfabetë që zaptuan vendet e punës me teseretë partiake dhe lidhjet familjare, që po masakrojnë brezat e rinj, duke i nxjerrë pa kokërr dije.

@highlight

TË FUNDIT

Përse ia morën jetën djalit vetëm 19 vjeç në Kosovë (FOTO)

VIDEO/Momenti kur Bill Clinton dha urdhër për nisjen e bombardimeve të NATO-s mbi ushtrinë dhe policinë serbe

Gaz lotsjellës dhe plumba gome: Shpërthejnë protestat në Stamboll

Përleshje me thika në mes të dy shqiptarëve në Selanik, njëri në gjendje kritike (VIDEO)

BDI: E vërteta për tragjedinë e Koçanit, çfarë ndodhi dhe kush e lejoi?

Trump: Jam i vetmi person në botë që mund t’i japë fund luftës në Ukrainë

ME TE LEXUARA

1

LEXO MË SHUMË