Mesut Ozil futet në politikë, bëhet pjesë e partisë së Erdoganit

Picture of INA
INA

25/02/2025

Ish-futbollisti i njohur Mesut Ozil, fitues i Kupës së Botës me Gjermaninë, ka hyrë në politikën turke duke u bërë një vendimmarrës i lartë në partinë në pushtet të vendit.

Ozil iu bashkua Partisë për Drejtësi dhe Zhvillim (AKP) në një kongres në Ankara të dielën, gjatë të cilit presidenti Recep Tayyip Erdogan u rizgjodh në krye të partisë për herë të nëntë.

Futbollisti gjermano-turk prej disa vitesh ka një marrëdhënie të ngushtë me Erdoganin, teksa në vitin 2019, presidenti mori pjesë në dasmën e Ozilit me ish-Miss Turqinë.

Gjatë karrierës së tij të shkëlqyer si futbollist, ai luajti për Real Madridin, Arsenalin dhe Fenerbahcen, mes klubeve të tjera, duke fituar titullin e La Ligës dhe katër trofe në Angli.

Ai pati 92 paraqitje për kombëtaren gjermane, duke fituar Kupën e Botës në 2014 dhe duke fituar pesë herë çmimin si lojtari më i mirë i kombëtares gjermane.

Megjithatë, marrëdhënia e tij me kombëtaren u përkeqësua pas Kupës së Botës 2018, kur Ozil u tërhoq nga futbolli ndërkombëtar, duke pretenduar se mediat gjermane dhe kombëtarja, e kanë diskriminuar atë në baza racore.

“Unë jam gjerman kur fitojmë, emigrant kur humbim”, kishte thënë Ozil në atë kohë.

Ky episodi kishte ndodhur disa javë pasi Ozil dhe Ilkay Gundogan i Manchester Cityt, një tjetër lojtar gjerman me origjinë turke, u kritikuan në Gjermani pasi u fotografuan në një takim me Erdogan.

Që atëherë, Ozil ka bërë një sërë ndërhyrjesh në çështjet politike dhe të të drejtave të njeriut.

Ai dënoi publikisht shtypjen e Kinës ndaj myslimanëve ujgurë në vitin 2019, gjë që zemëroi autoritetet kineze. Klubi i atëhershëm i Ozilit, Arsenali, u distancua nga fjalët e tij.

Ozil gjithashtu ka folur shpesh në mbështetje të të drejtave palestineze dhe kundër abuzimeve izraelite.

36-vjeçari nuk është futbollisti i parë që i bashkohet radhëve të AKP-së, pasi edhe ish-mbrojtësi i Aston Villas, Alpay Ozalan, është anëtar i parlamentit të Turqisë që nga viti 2018.

TË FUNDIT

Trump thotë se SHBA-ja dhe Ukraina do ta nënshkruajnë së shpejti marrëveshjen për minerale

Të hënën do të protestohet në Tetovë për djegien e Spitalit Modular!

Nikoloski: Kontrolle të mëdha të licencave, mbi 640 kontrrolle – 97 subjekte juridike nuk plotësojnë kushtet ligjore

Policia Financiare me kontrolle në klubet e natës: Aksionet fokusohen në identifikimin e mashtrimeve financiare

​”Te varri i yt erdha i fundit”, dedikimi i Thaçit për babain e vet

Taravari: Mjekimi i të lënduarve në Koçan është falas, nuk ka nevojë që askush të mbledhë para

ME TE LEXUARA

1

LEXO MË SHUMË