Meta: Dy prioritete për Shqipërinë, që nuk duhen neglizhuar

0

Presidenti i Republikës, Ilir Meta, ka bërë publike dy prioritete kryesore.

Për realizimin e tyre, Meta thotë se duhet të angazhohemi të gjithë.

“Dy prioritetet kryesore për të cilat duhet të angazhohemi të gjithë janë: Përballimi me sukses i COVID-19 dhe plotësimi pa vonesë i 15 kushteve për çeljen e negociatave me Bashkimin Europian”, tha Meta, në një mesazh në Facebook.

Sipas kreut të shtetit, “çdo neglizhencë në këto dy prioritete ka kosto shumë të rënda”.

“E para jetën e qytetarëve tanë, e dyta të ardhmen e Shqipërisë”, tha Meta në mesazhin e tij.

/NOA.al