Meta largohet nga Presidenca në 26 prill

0

Ora News ka mësuar nga burime jozyrtare, se në datë 26 prill Ilir Meta do lërë Presidencën. Duket se vendimi për datën e zgjedhjeve la ndezur tensionet politik në vend.

Këto burime për Ora News bëjnë të ditur se Meta është gati të lërë detyrën e presidentit dhe të marrë atë të Kryeministrit dhe ministrit të Brendshëm për të vendosur rendin në vend.

Ose të zv. Kryeministrit dhe ministrit të Brendshëm njëherazi, gjithmonë kjo në varësi të rezultatit të zgjedhjeve që janë dekretuar të mbahen më 25 prill 2021.

Ndërkohë, postin e Presidentit flitet që mund ta marrë Rexhep Meidani ose Sali Berisha, të dy persona që më parë e kanë mbajtur këtë post.

Gjithashtu, burimet për Ora News sqarojnë Meta nuk do te mbajë asnjë teser partie. Ende nuk është e qartë pse po bëhet një veprim i tillë. Zyrtarisht, mandati i presidenti Meta mbaron në datë 24 korrik 2022./Oranews.tv