Meta mbyll kapitullin e LSI: Që sot do quhet Partia e Lirisë

Lëvizja Socialiste për Integrim ka ndryshuar emrin e saj si forcë politike duke u pagëzuar me emrin Partia e Lirisë. Emri i ri u votua në Konventën Kombëtare të LSI që u mbajt në Pallatin e Kongreseve, përcjell OraNews.

“Rroftë Shqipëria e lirë dhe demokratike, rroftë Kosova shtet i pavarur, lavdi Kombit tonë, mirënjohje të gjithë atyre që themeluan LSI-në. Ta gëzojmë Partinë e Lirisë”- tha Ilir Meta. Anëtarët e Konventës Kombëtare votuan gjithashtu ndryshimet statutore si dhe ndryshimin e vulës.

“Do matemi shumë shpejt, partia e patronazhistëve dhe Dushan Mugozhës dhe Partia e Lirisë dhe gjithë shqiptarëve.”

Ilir Meta rikthehet në politike me emër dhe vulë të re. Nga Konventa Kombëtare e LSI-së ai lajmëroi nisjen e një fushatë të fortë antiqeveritare.

Meta: Me besa-besë, me gjithë shqiptarët e ndershëm,me popullin e 2 marsit të shpallim non grata kleptokracinë, rilindjen mavi dhe atë pjesë të rilindjes blu, të pazareve të 17 majit.

Lëvizja e re e Ilir Metës do të jetë sovraniste dhe referendare. Nga foltorja e Konventës la të hapur mundësinë e bashkëpunimit me Berishën ndërsa shënjestroi edhe njëherë ish-kryetarin e demokratëve Lulzim Basha duke e akuzuar për lojëra me Edi Ramën.