Meta për Klan Kosova: Jemi të gatshëm ta mbrojmë Kurtin – seanca s’mund të vazhdojë

INA
INA

13 Korrik, 2023

Deputeti i Vetëvendosjes nga Lista GUXO, Burim Meta, ka thënë se gjatë momentit të rrahjes në seancë, ai ishte në sallë dhe tani janë në gjendje gatishmërie për ta mbrojtur Kurtin.

Sipas tij, që nga fillimi i seancës, opozita ka shfaqur agresivitet verbal, me ofendime e sharje.

“Si duket nuk iu mjaftoi një gjë e tillë dhe filluan edhe në forma të tjera me fotografi të ndryshme, e edhe kjo ishte e pamjaftueshme dhe filluan me agresivitet fizik në drejtim të qeverisë”.

Çfarë të bëjmë tjetër përveç që të dënojmë këtë akt i cili nuk do të duhej të ndodhte në këtë shtëpi të demokracisë aty ku duhet flitet e jo të tentohet të rrahet dikush”, tha Meta për Klan Kosova.

Tutje, ai iu bëri thirrje organeve kompetente që të gjthë akterët që çuan në këtë situatë të merren me ta.

“Shkaktarët ishin opozita. Nuk bëhet protesta duke rrahur, por në forma të tjera. Ne po tregojmë, derisa janë në këmbë deputetët e opozitës, ne po tregojmë se edhe ne jemi në gjendje gatishmërie. Ne po presim që ata të ulën së pari e pastaj të ulemi edhe ne. Ne jemi duke e realizuar mbrojtjen, jo sulmin”, tha ai, njofton Klankosova.tv.

Meta tha se në rrahje ishin të përfshirë vetëm deputetët e PDK-së dhe VV-së, ndërsa sipas tij, seanca nuk mund të vazhdojë.

ME TE LEXUARA

LEXO MË SHUMË

epa10534672 Serbia's Defense Minister Milos Vucevic attends the first edition of the Shuman Security and Defence Forum organized by the European Union External Action (EEAS) at the European Parliament in Brussels, Belgium, 21 March 2023.  EPA-EFE/STEPHANIE LECOCQ

Vuçeviq: Serbia, e zhgënjyer me KFOR-in

Ramush-Haradinaj-5

Haradinaj pas takimit me Osmanin: Rreziku është prezent, të bashkëpunojmë me aleatët për të shpëtuar jetë

Screenshot_2023-09-27-12-57-46-259-edit_com.facebook.katana

Ministri Shveçla jep detaje të reja nga aksioni. Ja kush është njëri nga të vrarët

dacic

Daçiq “nuk e di” nëse Radoiçiq është në videon që nxori Sveçla

jusuf buxhovi

Mashtrimi i “konfliktit të grirë” me Serbinë dhe modeli i Donbasit?

Afrim Bunjaku

Qeveria jep 50 mijë euro për familjen e policit Afrim Bunjaku

shaip-kamberi

Kamberi – Vuçiqit: T’i vrasim 100 për 1 është autorësi e juaja

azem-vllasi

Azem Vllasi zbulon emrin se kush e vendosi momentin e aksionit në Banjskë

Akademia e shkencave dhe arteve te kosoves

Reagim i Akademisë për zhvillimet e fundit në Kosovë

INFO

NA NDIQ