Meta Platforms, ka lanësuar të premten shërbimin e saj të abonimit në Shtetet e Bashkuara të Amerikës

Iliria News Agency
Iliria News Agency

21/03/2023

Kompania teknologjike, Meta Platforms, ka lanësuar të premten shërbimin e saj të abonimit në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, i cili do të lejojë përdoruesit e Facebookut dhe Instagramit të paguajnë për verifikimin në të njëjtën mënyrë si Twitteri, i cili është nën pronësi të Elon Muskut, raportoi të dielën Reuters.

Shërbimi Meta Verified do t’u japë përdoruesve një distinktiv blu pasi ata të verifikojnë llogaritë e tyre duke përdorur një ID dhe do të kushtojë 11,99 dollarë në muaj në ueb ose 14,99 dollarë në muaj në sistemin iOS të Apple dhe Android në pronësi të Googlet, ka njoftuar Meta nëpërmjet një deklarate.

Ky shërbim, të cilin Meta tha se po e testonte në shkurt, ndjek hapat e Snapchat-it në pronësi të Snap Inc si dhe aplikacionit të mesazheve Telegram dhe shënon përpjekjen më të fundit të një kompanie të mediave sociale për të diversifikuar të ardhurat e saj larg reklamave.

Pas një blerjeje prej 44 miliardë dollarësh nga Musku vitin e kaluar, Twitter ka lëshuar shërbimin e tij të abonimit Blu, i cili i lejon njerëzit të paguajnë për shenjën blu të kufizuar më parë në llogaritë e verifikuara të politikanëve, gazetarëve dhe figurave të tjera publike.

Nisja fillestare e Twitter Blue në nëntor kishte çuar në një rritje të përdoruesve që imitonin të famshëm dhe marka në platformë, gjë që e shtyu kompaninë të ndalonte shërbimin dhe ta rifuste atë me çeqe me ngjyra të ndryshme për individë, kompani dhe qeveri.

TË FUNDIT

ME TE LEXUARA

LEXO MË SHUMË

Inteligjenca Artificiale IA

Tenesi, shteti i parë amerikan që mbron muzikantët nga Inteligjenca Artificiale

intel

Kina ka ndaluar procesorët Intel dhe AMD, si dhe Windows OS për kompjuterët e qeverisë

Syri syte

Elon Musk thotë se çipi i Neuralink mund të kurojë verbërinë

rrjete sociale instagram facebook tik tok

Në prag të zgjedhjeve, BE: Facebook dhe TikTok të etiketojnë falsifikimet me inteligjencë artificiale

tik tok

Fati i projektligji për ‘TikTok-un’ i pasigurt në Senat

gta6

Data e lëshimit të GTA 6 mund të shtyhet deri në vitin 2026?

perdoruesit-e-telegram-mund-te-terheqin-cdo-mesazh-te-derguar-e-madje-biseda-te-plota_5c9920008d185

Ndërsa SHBA kërkon mënyra për ndalimin e TikTok, Spanja ndalon Telegramin

Elon-Musk-cip

Elon Musk pretendon se çipi i trurit të kompjuterit Neuralink mund të kurojë verbërinë

femij telefon

Duke filluar nga viti i ardhshëm, Florida do t’i ndalojë fëmijët nën 14 vjeç të përdorin rrjetet sociale

INFO

NA NDIQ