Meta thotë se po punon që të rregullojë problemet me Instagramin

Meta Platforms Inc (FB.O) gjatë së enjtes thanë se po punojnë që ta rikthejnë Instagramin në gjendje të rregullt, pasi që shumë përdorues raportuan për probleme me qasjen në platformën shpërndarëse të imazheve të ndryshme.

Kulmi u arrit kur më shumë se 6,600 përdorues raportuan problemet me Instagramin në ueb-faqen Downdetector.com, e cila grumbullon raportime të ndryshme të ndërprerjeve dhe probleme të tjera, të bëra nga përdoruesit. Por që këto ndërprerje thuhet se kanë prekur edhe më shumë përdorues se që thuhet, përcjell Telegrafi.

Sipas ueb-faqes, nga 84 për qind e raportimeve bëhet fjalë për probleme me qasje në aplikacionin e Instagramit në telefonë.

“Jemi të vetëdijshëm se disa përdorues kanë problem me qasje në Instagram. Po punojmë që t’i rikthejmë gjërat në normalitet sa më shpejtë që të mundemi, dhe kërkojmë falje për çdo shqetësim të shkaktuar”, thanë nga kompania Meta në një deklaratë të bërë nga ana e tyre.