Meta vë në rrezik fëmijët, thotë rregullatori amerikan

Iliria News Agency
Iliria News Agency

05/05/2023

Rregullatori më i lartë amerikan i privatësisë së të dhënave ka akuzuar Metën, firmën që zotëron Facebook dhe Instagram, se nuk ka vendosur kontrollin e duhur prindëror.

Komisioni Federal i Tregtisë (FTC) tha gjithashtu se Metës duhet t’i ndalohet të fitojë para nga të dhënat e fëmijëve, raporton BBC.

“Pakujdesia e kompanisë ka vënë në rrezik përdoruesit e rinj dhe Facebook duhet të përgjigjet për dështimet e tij”, tha ai.

Meta u kundërpërgjigj, duke e quajtur lëvizjen e rregullatorit një “marifet politik” dhe duke e akuzuar atë për tejkalim të autoritetit.

FTC tha se një hetim i pavarur kishte gjetur “disa boshllëqe dhe dobësi në programin e privatësisë së Facebook” që paraqiste “rreziqe të konsiderueshme për publikun”.

Përdoruesit e moshës nën 13 vjeç u zbulua se u lejuan ende të përfshiheshin në biseda me kontakte të pa verifikuara nga prindërit.

Rregullatori tha gjithashtu se Meta vazhdoi t’u jepte aplikacioneve të palëve të treta akces në informacionin privat pasi premtoi se do të ndërpresë akcesin nëse përdoruesit nuk do t’i përdorin aplikacionet në 90 ditët e mëparshme.

FTC ka propozuar një sërë veprimesh, duke përfshirë:

Një ndalim i plotë ndaj monetarizimit të të dhënave të fëmijëve dhe adoleshentëve nën 18 vjeç

Një pauzë në lançimin e produkteve të reja derisa të konstatohej se ato ishin në përputhje të plotë me rregullat e privatësisë

Kufizimet në përdorimet e ardhshme të teknologjisë së njohjes së fytyrës. Meta do t’i kërkohet të zbulojë dhe të marrë pëlqimin afirmativ të përdoruesve për çdo përdorim të ardhshëm të teknologjisë së njohjes së fytyrës.

Në përgjigje, zëdhënësi i Metës, Andy Stone, tha se Meta po veçohej “ndërsa lejonte kompanitë kineze, si TikTok, të operojnë pa kufizime në tokën amerikane”.

Ai gjithashtu akuzoi Lina Khan, e cila kryeson FTC, për antagonizëm të biznesit amerikan.

Çështja e FTC-së filloi në vitin 2018, pasi u zbulua se të dhënat personale të dhjetëra milionë përdoruesve të Facebook ishin marrë nga Cambridge Analytica.

Rregullatori ka kërkuar të frenojë disa nga fuqitë e zotëruara nga Big Tech. Megjithatë, kompani të tilla si Meta besojnë se po trajtohen në mënyrë të padrejtë. /Shqip.com

TË FUNDIT

ME TE LEXUARA

LEXO MË SHUMË

femij telefon

Italia ndalon celularët në shkolla me çdo kusht!

Inteligjenca Artificiale IA

Google konfrontohet me Indinë shkaku i përgjigjes së chatbot-it me Inteligjencë Artificiale

Inteligjenca artificiale AI

IA ndihmon në mënyrë disproporcionale në mbrojtjen kundër kërcënimeve të sigurisë kibernetike

facebook-meta

“Meta” do të krijojë ekip për të luftuar dezinformimin në zgjedhjet e BE-së

Galaxy S24

Përjetoni përvojën më të jashtëzakonshme celulare me një nga pajisjet e serisë Galaxy S24

card-trump

Maqedonia e Veriut sërish në qendër të vëmendjes, këtë radhë mashtrime me “Trump kartela bankare”

Elon-Musk-cip

Njeriu i parë me një implant truri kontrollon një mi kompjuteri me mendimet e tij!

diell

Dielli po shpërthen në një nivel që nuk është parë që nga viti 2017

intel

Intel do të prodhojë çipe për Microsoft

INFO

NA NDIQ