Mevludin Aliu ka njoftuar se ka filluar me punë zyrtarisht si drejtor i Agro Bursës.
“Të nderuar qytetarë, nga sot zyrtarisht e pranova detyrën Drejtor i NDËRMMARJA PUBLIKE PËR SHKËMBIM TË MALLRAVE AGRO – BURSA Shkup, (AGRO-BERZA) nga drejtori paraprak Nimetulla Ramadani. Falënderoj komisionin e degës së Alternatives në Likovë me në krye Iljasa Abazin , kryetarin e Alternatives, Zeqirija Ibrahimi, kryetarin e Kuvendit, Afrim Gashi dhe sekretarin organizativ, Bashkim Murtezi, që më besuan të jem udhëheqës në këtë institucion, por edhe gjithë strukturat e koalicionit VLEN.
Premtoj që me përgjegjësi dhe nder do të përkushtohem në arritjen dhe materializimin e qëllimeve programore të këtij institucioni.
Na priftë e mbara!”, ka shkruar Aliu në Fejsbuk.(INA)