Mexhi jep lajmin e mirë: Kalojmë në veprim për Tetovën

Picture of INA
INA

06/07/2024

Izet Mexhiti

📍KALOJMË NË VEPRIM PËR TETOVËN!

✅️Pas dhjetë vitesh premtime të parealizuara, problemit me ujërat e zeza dhe kanalizimin në Tetovë dhe rrethinë po i vjen zgjidhja.

🤝Sot Qeveria e Republikës së Maqedonisë se Veriut mundësoi që komunës së Tetovës t’i jepet në menaxhim toka në të cilën do të fillojë ndërtimi i stacionit filtrues për trajtimin e ujërave të zeza dhe zgjerimi i rrjetit të kanalizimit. Në këtë mënyrë, qyteti i Tetovës me rrethinë do ta realizojë nje projekt madhor që ka rëndësi jetike për qytetarët dhe urbanizimin.

Ky projekt kapital që pas më shumë se një dekade pritjeje po merr kahjen e duhur, përfshin qytetin e Tetovës dhe fshatrat përreth dhe do të realizohet në kuadër të programeve IPA 2. Qeveritë e kaluara e kishin premtuar për dhjetë vjet realizimin e tij, por asnjëhere nuk patën vullnet për ta kryer ketë projekt me rëndësi jetike për Tetovën me rrethinë.

Qeveria jonë, ashtu siç edhe kemi premtuar para qytetarëve, ka kaluar në veprim që në ditët e para të qeverisjes për realizimin e projekteve që janë në interes të qytetarëve tash e shumë kohë dhe nuk u realizuan nga qeveritë paraprake.

Pesëmarrës i drejtpërdrejtë për realizimin e këtij Projekti, do të jetë Ministria e Mjedisit Jetësor dhe Planifikimit Hapësinor. Është kjo ndër ndërmarrjet e para të mëdha që në mjediset shqiptare investohet nga fondet e qeverisë së vendit.

Procesi i europianizimit nënkupton qytete të rregulluara, ambiente të shëndetshme, dhe zero probleme esenciale për jetë të dinjitetshme. Ky është zotimi ynë. Realizimi i këtij zotimi po fillon në Tetovë.

Urime!

TË FUNDIT
1 javë
Deputeti Shaqiri takoi komandant Dunavin në burgun e Idrizovës (FOTO)
2 javë
Mexhi jep lajmin e mirë: Kalojmë në veprim për Tetovën
2 javë
Moti sot me diell dhe i ngrohtë, deri 34 gradë
3 javë
Parashikimi i motit
3 javë
Mickoski në takim me Geer: Qeveria do të vazhdojë bashkëpunimin me BE-në në frymën e partneritetit dhe vlerave të përbashkëta

ME TE LEXUARA

No data was found

LEXO MË SHUMË

rijad shaqiri

Deputeti Shaqiri takoi komandant Dunavin në burgun e Idrizovës (FOTO)

izet mexhiti vlen

Mexhi jep lajmin e mirë: Kalojmë në veprim për Tetovën

moti sot

Moti sot me diell dhe i ngrohtë, deri 34 gradë

moti sot

Parashikimi i motit

mickoski gir geer

Mickoski në takim me Geer: Qeveria do të vazhdojë bashkëpunimin me BE-në në frymën e partneritetit dhe vlerave të përbashkëta

afrona

“A më hala?” Si Blero e vuri në siklet Afronën, ja si u përgjigj ajo

mirlind daku

Rubin Kazan merr masa ndaj Mirlind Dakut

instagram

Instagram njofton veçorinë e re që do të shpërndahet te përdoruesit në mbarë botën

fronti evropian

Fronti Europian sërish me akuza ndaj VLEN për pjesëmarrjen në Qeveri

INFO

NA NDIQ