“Për herë të parë, qeveria po vepron për të financuar drejtpërdrejt zgjidhjen e problemeve të përditshme në komunat shqiptare.”
Kështu ka shkruar Zëvendëskryeministri i Parë Izet Mexhiti në rrjetet sociale pas vendimit të sjellur nga Qeveria e Maqedonisë së Veriut për financimin e një sërë projektesh për komunat e vendit tonë.
“Plot 20 milionë euro po ndahen për Çairin, Tetovën, Gostivarin, Kërçovën, Strugën, Dibrën dhe të gjitha komunat që kanë qenë të neglizhuara deri më sot. Bashkë, do t’i japim fund harrimit dhe do të sjellim ndryshim të vërtetë!”, shprehet Mexhiti.