Mexhiti: Ahmeti i ka caktuar kryetarët e rinj të degëve, zgjedhjet janë të kurdisura (Video)

INA
INA

29 Qershor, 2023

“Zgjedhjet e brendshme në BDI që do të mbahen më 2 korrik, në disa degë të partisë janë të kurdisura dhe në kundërshtim me statutin e partisë”, thotë kryetari i deritanishëm i Degës së BDI-së në Çair, Izet Mexhiti.

Në intervistën e tij për gazetën LAJM, Mexhiti tha se fituesit e këtyre zgjedhjeve dihen prej tani dhe se ata janë të përzgjedhurit e kryetarit të BDI-së, Ali Ahmetit. Mexhiti tha se këto zgjedhje nuk do të njihen nga “fraksioni i BDI-së”.

“Parashtrohet pyetja, nëse është një anëtar-një votë, atëherë si mund ta dijmë kush janë kryetarët e degëve prej tani. Prej tani dihen kush janë kryetar e dëgeve siç ndodhi në rastin e degëve në Pollog, por krijoi përçarje të reja sidomos në Tetovë ku BDI-ja humbi thellë”, tha Izet Mexhiti.

LAJM: Kush do t’i fitojë zgjedhjet në Degën e Çairit?

“Nuk është vetëm në Çair, në të gjitha degët me dekret i ka caktuar z.Ahmeti, krejt tjetra është farsë, është teatër”, tha Mexhiti.

LAJM: Ju nuk merrni pjesë në garën për Degën e BDI-së në Çair. Si i keni raportet me kandidatët që synojnë të marrin pozitën që e keni ushtruar ju deri tani.

“E kemi menduar a duhet të marrim pjesë apo jo, por kur e shohim se në Çair, u caktua Bujar Osmani koordinator dhe brenda natës u tërhoq Bujar Osmani, mandej caktohet një koordinator tjetër apo komision, pra krejt këto janë organe jostatutare, në krye me z.Bunjaku, me katër anëtarë tjerë. Nuk e di formën se si e kanë përzgjedhur atë komision. Pra, edhe ajo është jostatutare, pastaj rianëtarësimin e bëjnë në mënyrë superselektike, dmth me njerëz që janë të bindur apo i kanë të kapur në administratë, shtet, etj. Pra, gjithçka bëjnë vetëm sa për tu dukur demokratike dhe vlerësimi ynë është që nëse hyjmë në këtë proces, nuk është proces demokratik dhe do mund të krijojmë huti tek anëtarësia dhe do të legjitimojmë një proces jostatutar, jodemokratik. Prandaj vendosëm mos të marrim pjesë dhe them se nuk do e njohim atë proces”, tha Mexhiti për gazetën LAJM.

ME TE LEXUARA

LEXO MË SHUMË

Screenshot_2023-09-28-21-52-07-885-edit_com.facebook.katana

Vdekja e të riut shqiptar në kufirin me Serbinë, reagon familja Muçiqi

albulena haxhiu3

Edhe Albulena Haxhiu i përgjigjet kryeministrit Rama

adnan-neziri

Neziri: VMRO-ja ka mbështetur ligjin për Amnisti në takimin me ministrin Lloga

spartak

Avokati Ngjela zbërthen skenarët e Vuçiçit

rama kurti

‘KFOR të marrë nën kontroll veriun’/ Kurti i përgjigjet Ramës

kovacevski talat xhaferi kuvend

Kovaçevski: Nuk do të ketë amnisti për të dënuarit e rastit “Monstra”

burgu-idrizove

Ligji për amnisti në Maqedoni, pritet lirimi i 286 të burgosurëve

IMG_5599

Gjuhë e urrejtjes nëpër media gjatë informimit për ndryshimet kushtetuese

krenar lloga

Nuk pajtohet me ndryshimet e Kodit Penal/ Lloga tregon përse nuk i nënshkroi ndryshimet ligjore

INFO

NA NDIQ