Mexhiti: Ahmeti le ta mbajë Grubin nëse i ka borxh

Iliria News Agency
Iliria News Agency

13 Shkurt, 2023

Të hënën në Kuvend mbahet seanca për votimin e ministrave të rinj të propozuar nga Kovaçevski. Debati do të zhvillohet për 4 emra të rinj të ministrave dhe po aq të zv/ministrave. Nënkryetari i BDI-së Izet Mexheti një ditë para votimit bën të qartë se “Grupi i Zjarrit” nuk voton për ndryshimet në Qeveri. Grupi i Zjarrit rreth vetes përveç Mexhitit ka edhe dy deputetë të tjerë Merita Koxhaxhikun dhe Kastriot Rexhepin.

“Nuk mund të pretendojmë që i bashkojmë shqiptarët apo ti bashkojmë në frontin evropian kur po e përçajmë vet subjektin apo shtëpinë tonë, andaj është e qartë se është një aleancë për interesa, aleancë e pazareve dhe për të heshtur zërin ndryshe dhe nga ata propozime që i pashë nuk ka asnjë vlerë evropiane. Kjo nuk ka të bëjë as me frontin evropian as me ndryshimet kushtetuese, por thjesht është për ta heshtur zërin ndryshe dhe nëse ekzekutivi do të votohet prapë nga 64 deputet atëherë përsëri zoti Ahmeti është në minus, pra BDI është në minus”, deklaroi Izet Mexhiti, Nënkryetar i BDI-së.

Mexhiti thotë se me hyrjen e ASH-së në Qeveri, humbësi më i madh është BDI-ja, pasi i merret një ministër dhe një zv/ministër. Mexhiti thotë se është fat që Grupi i Zjarrit nuk kishte ministër sepse do ta merrnin edhe atë, sikurse e morën zv/ministrin e Mbrojtjes Bashkim Hasani. Sipas Mexhitit, nëse Ahmeti dhe të tjerët i kanë borxh Grubit, atëherë le ta mbajnë atë.

“Pas kësaj do e analizojmë dhe nëse deri tash e kemi lutur z. Ahmeti që ta largon z. Grubi për të hapur një perspektivë te re në BDI për djem dhe vajza që jam me frymë të BDI-së dhe që janë të BDI-së, tash e tutje ndoshta nuk do të ketë logjikë për ta shkarkuar Artanin, mund ti mban Artanat edhe mund ti afron edhe më afër, por nëse ata i kanë ndonjë borxh ne nuk kemi borxh ndaj atij. Dhe largimi nga postet vetëm do e zbulon para opinionit këtë padrejtësi dhe këtë humbje të rrugës së BDI-së e cila frikohem se do na kushton në zgjedhjet e ardhshme të cilat do jenë të rregullta ose të çrregullta”, tha Izet Mexhiti, Nënkryetar i BDI-së.

Mexhiti është i bindur se rezultatet e sjelljes së BDI-së do të shihen në zgjedhjet e ardhshme parlamentare. Pas finalizimit të marrëveshjes midis Kovaçevskit dhe Taravarit, Alternativës iu morën të gjitha ministritë dhe zv/ministrat për t’iu dhënë ASH-së. Propozimi i Kovaçevskit, i cili një ditë më parë shkoi në Kuvend parasheh që ministër i Shëndetësisë të jetë Fatmir Mexhiti, i Shoqërisë Informatike dhe Administratës Azir Aliu dhe Drejtësisë Krenar Lloga. LSDM-ja i merr Ekologjinë BDi-së, ndërsa partisë së Ahmetit në ndryshimet në kabinetin qeveritar tani do t’i takojnë edhe ministri edhe zv/ministri i Arsimit. /Alsat.mk

ME TE LEXUARA

LEXO MË SHUMË

serbi maqedoni

Serbia shihet si mikja më e ngushtë e Maqedonisë, hulumtimi i Institutit “Prespa”

mbappe

Mbappe mund të nënshkruajë parakontratë me Real Madridin këtë verë

erdogan tetove

“Pas lirimit nga burgu, Erdogan u strehua te një familje shqiptare në Tetovë”

taravari-click-plus-klik

Taravari: Ka mundësi që BESA, BDI dhe ASH të shkojnë bashkë në zgjedhje

veriu-kosoves-mitrovic

VIDEO/Kryetarët shqiptarë marrin pushtetin lokal në veri

ivan stoilkoviq

Stoiljkoviq në Rusi, partia aleate e VMRO-DPMNE-së pjesë e takimit ku u shpalos planin antiperëndimor i Putinit

ruset gramsh

U arrestuan për spiunazh, lirohen 2 rusët dhe ukrainasi

taravari-click-plus-klik

Taravari: Heqja e 20%, është koha të tregohet respekt për shqiptarët

tetova

Ndonëse me fitim, parkingu jepet me koncesion/ Kasami: Kështu do të zgjidhet kaosi në komunikacionin e Tetovës

INFO

NA NDIQ