Mexhiti: Ahmeti po tenton të shkaktojë destabilizim përmes Danella Arsoskës dhe Levicës

Picture of Ina Online
Ina Online

29/05/2025

Zëvendëskryeministri i parë dhe njëri nga liderët e VLEN, Izet Mexhiti ka theksuar se pas veprimeve të fundit të kryetares së Shkupit, Danela Arsovska qendron kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti, i cili, sipas Mexhitit, po mundohet të shkaktoj destabilizim përmes saj.

Ja reagimi i tij i plotë:

Pas katër vitesh, Danella Arsovska është kujtuar të vijë në Çair!

Por në Çair, Danella Arsovska duhet të japë përgjigje për rrugën Cvetan Dimov! Duhet të japë përgjigje për Mega Parkun në Fushë Topanë!

Duhet të japë përgjigje për gjithë ata kanalizime e ujësjellësa që i ndërton Çairi ndërsa duhet ti ndërtojë NP e Ujësjellësit! Arsovska duhet të jep përgjigje pse Çairi si asnjëherë më parë është mbytur në mbeturina!

Arsovska duhet të japë përgjigje për këto probleme, jo në fund të mandatit të bëjë inspektorin e kontrollorin, rol të cilin nuk e ka.

Por Arsovska fare nuk është çështja, as problemi. Problemi është që pasi që i dështoi plani për ta rrëzuar qeverinë me Taravarin, tani z.Ahmeti po tenton të shkaktojë destabilizim përmes Danella Arsoskës dhe Levicës.

Kjo është një strategji e fundit e Ahmetit për destabilizim të vendit, kësaj rradhe nëpërmjet komunave, dhe fatkeqësisht në bashkëpunim me Levicën dhe Danella Arsovskën. Më vjen keq për Danellën sepse është bërë instrument i BDI-së.

Mirë është që ka dalë në Çair. Por, mirë është ta shohim edhe në Saraj të hulumtojë ndërtimet e egra, mirë është që ti shohe ndërrmarrjet publike që janë para bankrotit, mirë është ta shohe Ujësjellësin, ndërrmarrjen që sot është para bankrotit.

Por nuk duhet ta harrojmë: këta nuk e kanë hallin as të Çairit e as të qytetarëve të Çairit e të Shkupit. Këta e kanë hallin se si të shpëtojë Ahmeti dhe të tjerët nga përgjegjësia.

TË FUNDIT

Qeveria sot miratoi ribalancimin e buxhetit – parashikohen të ardhura të rritura prej një përqind

Regjisori shqiptar Qëndrim Rijani, fitues i katërmbëdhjetë çmimeve për regji, do të drejtojë shfaqjen “Jul Cezari” në Split

I bëjnë pyetje vetëm për Gjestin dhe Eglin, ish banori i ‘BBVA’ eskalon me fjalorin

Shqipëria, e para në Ballkan dhe e shtata në botë për çmimin më të lartë të naftës

OEMVP apel prindërve dhe nxënësve: “Zgjidhni shkollat e mesme profesionale“

“Sot e nesër shi i rrëmbyeshëm , temperatura të larta në fundjavë”

ME TE LEXUARA

1

LEXO MË SHUMË