Mexhiti: Ahmetin e kam njoftuar se nuk e votoj Qeverinë, dy javë para seancës

Picture of designer@fetishimedia.ch

17/01/2022

Nënkryetari dhe deputeti i BDI-së, Izet Mexhiti, e ka njoftuar dy javë më parë kryetarin e BDI-së, Ali Ahmetin, se nuk do ta votojë Qeverinë e re të drejtuar nga Dimitar Kovaçevski. Në një prononcim me shkrim për gazetën LAJM, Mexhiti, tha se arsyet janë publike dhe se kanë të bëjnë më ekzekutivin e BDI-së.

“Kryetarin e kam njoftuar dy javë para seancës. Argumentet veçmë dihen, janë publike një kohë të gjatë dhe adresohen për ekzekutivin e BDI-së”, u shpreh Mexhiti për gazetën
LAJM.

Më tej, Mexhiti ka njoftuar se së shpejti pritet të nisin procedurat për konstituimin e organeve të reja partiake.

“Për organet partiake, së shpejti pritet të mblidhet Këshilli i Përgjithshëm, ku do të vendoset mbi dinamiken e procesit për konstituimin e organeve te reja legjitime”, tha Izet Mexhiti për gazetën LAJM.

Menjëherë pas zgjedhjeve të vitit 2020 dhe formimit të Qeverisë “Zaev 2”, Mexhiti ka shprehur hapur pakënaqësinë ndaj përzgjedhjes së përfaqësuesve të partisë së tij në ekzekutiv./Albion Memeti, Gazeta LAJM

TË FUNDIT

Protesta në Koçan, tubim në Shkup! Qeveria thirrje: Të mos pengohet hetimi me thirrje për destabilizim

Pesë orë takim mes ShBA-së dhe Ukrainës në Riad, Zelensky: Puna e delegacioneve vazhdon

Livia për Eglin: Po luan me informacione nga jashtë…

Jozi thyen çelësin brenda kutisë së emergjencës – zgjedh Loredanën për të kaluar 24 orë në suitën luksoze (VIDEO)

Kapet kamioni me 90 kg drogë në Itali, arrestohet shqiptari dhe rumuni

Kapiteni Rrahmani: Fitore historike

ME TE LEXUARA

1

LEXO MË SHUMË