Mexhiti: Anëtarësia e ASH-së nuk i është përkulur kurrë BDI-së, Taravari rrezikon ta djegë edhe veten

Picture of INA
INA

30/04/2025

Zëvendëskryeministri i parë i Qeverisë, Izet Mexhiti, në një intervistë për Telegraf Maqedoni ka komentuar zhvillimet e fundit politike dhe lëvizjen e Arben Taravarit drejt bashkëpunimit me BDI-në. Ai ka theksuar se anëtarësia e Aleancës për Shqiptarët ka qëndruar vertikalisht dhe me dinjitet për vite me radhë, pavarësisht vështirësive dhe diskriminimit.

“Anëtarësia e Aleancës për shqiptarët është një anëtarësi që ka qëndruar vertikalisht 10 vite, 15 vite, 20 vite, nuk i është përkul BDI-së, edhe kur s’kanë mund të punësohen, edhe kur iu është bërë diskriminim,” deklaroi Mexhiti.

Ai shtoi se nuk është e lehtë për këtë anëtarësi ta pranojë që lideri i tyre sot të jetë “shpëtues i BDI-së”, parti që sipas tij është në fundosje. “Mendoj që nuk do e shpëtojnë por e djegin edhe vetveten,” përfundoi Mexhiti.

2. Izet Mexhiti: Listat e hapura janë modeli më demokratik, por partitë e tjera nuk i mbështesin

Zëvendëskryeministri i parë i Qeverisë, Izet Mexhiti, në një intervistë për Telegraf Maqedoni ka theksuar se listat e hapura përfaqësojnë modelin më të drejtë dhe më demokratik për zgjedhje, ndonëse aktualisht nuk janë pjesë e sistemit zgjedhor në vend.

“Metoda me lista të hapura është më e mira, më e drejta, ndonëse aty ka shumë modele, por parimisht listat e hapura janë më të mira, më demokratike, më inkluzive,” deklaroi Mexhiti.

Ai shtoi se me lista të hapura, përfaqësimi bëhet në bazë të përkrahjes reale nga qytetarët dhe jo përmes lojalitetit ndaj liderëve partiakë. “Me lista të hapura nuk mund të shkojnë vetëm ata që janë lojal ndaj liderit ose partisë, por shkojnë ata që e kanë përkrahjen e popullit dhe legjitimitetin,” tha ai, duke theksuar se VLEN e mbështet këtë ide, ndryshe nga partitë tjera që, sipas tij, nuk janë të interesuara për një model të tillë.

3. Izet Mexhiti: Javën e ardhshme fillon themelimi i VLEN-it, nuk ka rëndësi kush bëhet kryetar

Zëvendëskryeministri i parë, Izet Mexhiti, në një intervistë për Telegraf Maqedoni ka paralajmëruar fillimin e procedurave për krijimin e një subjekti të ri politik të përbashkët nga koalicioni VLEN. Sipas tij, ky subjekt do të ketë një strukturë të konsoliduar, me shtab, qendër informative, kandidatë, program dhe lista këshilltarësh të përbashkëta.

“Prej javës së ardhshme fillon procedura për themelimin e një subjekti politik të VLEN-it i cili do të ketë një shtab të përbashkët, një qendër informative, kandidatët e përbashkët, programin e përbashkët, listat e këshilltarëve të përbashkëta,” deklaroi Mexhiti.

Ai shtoi se ndonëse ende nuk është definuar pozita e kryetarit, kjo nuk paraqet problem, pasi qëllimi kryesor është unifikimi dhe organizimi më i mirë përballë zgjedhjeve lokale. “Mund ta them publikisht që unë lexoj votuesit që kërkojnë shkrirjen e VLEN-it në një subjekt… As nuk kam pretenduar, as nuk pretendoj të jem lider i VLEN-it. Më intereson koncepti,” tha ai, duke theksuar se suksesi i projektit është më i rëndësishëm se pozitat individuale.

TË FUNDIT

Shkodra Elektronike shkëlqen në Eurovision, renditet e 8-ta, Austria fituese

Gjestit po i mungon Egli Tako

VIDEO/Gjesti akoma në lidhje me Eglin, me këtë këngë e përshëndet

31 të rinj nisin kursin e gjuhës shqipe në Sanxhak, Nuraj jep lajmin

Shkëndija, kampione për herë të pestë – Tetova në festë

Mexhiti: Angazhimi politik pa ideal është oportunizëm…

ME TE LEXUARA

1
Shkodra Elektronike shkëlqen në Eurovision, renditet e 8-ta, Austria fituese
1
Gjestit po i mungon Egli Tako
1
VIDEO/Gjesti akoma në lidhje me Eglin, me këtë këngë e përshëndet
1
31 të rinj nisin kursin e gjuhës shqipe në Sanxhak, Nuraj jep lajmin
1
Shkëndija, kampione për herë të pestë – Tetova në festë

LEXO MË SHUMË

Shkodra Elektronike shkëlqen në Eurovision, renditet e 8-ta, Austria fituese

Gjestit po i mungon Egli Tako

VIDEO/Gjesti akoma në lidhje me Eglin, me këtë këngë e përshëndet

31 të rinj nisin kursin e gjuhës shqipe në Sanxhak, Nuraj jep lajmin

Shkëndija, kampione për herë të pestë – Tetova në festë

Mexhiti: Angazhimi politik pa ideal është oportunizëm…