Mexhiti: Aparate të reja për plektrokardiografi në Shtëpinë Shëndetësore të Kumanovës

INA
INA

17/11/2023

Ministri i Shëndetësisë, Fatmir Mexhiti, sot ka vizituar Shtëpinë Shëndetësore të Kumanovës, ku ka përfunduar procesi i renovimit, me qëllim të ofrimit të kushteve moderne të punës që i meritojnë pacientët dhe punëtorët shëndetësorë.

“Sot jam në Kumanovë, ku janë bërë disa renovime. Janë ndërruar dritaret, është vendosur ngrohja qendrore, ambulanca dhe reparti i fëmijëve janë të pajisur me mobilje të reja, dhe klinika dentare ka karrige të reja pune. Janë ndërruar edhe kulmet e klinikës “Tode Mendol”, e cila është pjesë e Shtëpisë Shëndetësore në Kumanovë”, njoftoi Mexhiti.

Gjatë vizitës, Mexhiti informoi se në Shtëpinë Shëndetësore janë pranuar edhe aparate të reja elektrokardiografike, audiometër dhe aparat skrining okulistik që do të përdoret për të kontrolluar aftësinë për të parë për kandidatët për patentë shofer, punësim, arsimim dhe ekzaminime sistematike.

Procesi i renovimit, i cili do të përmirësojë ndjeshëm cilësinë e kujdesit shëndetësor të ofruar nga Shtëpinë Shëndetësore të Kumanovës, ka zgjatur një vit dhe investimi është mbi 11,3 milionë denarë, njoftoi Ministria e Shëndetësisë.

ME TE LEXUARA

LEXO MË SHUMË

kercove

Digjet një shtëpi në Kërçovë, humb jetën një 79-vjeçar

shkolla-nxenes-780x439-1

Zgjidhet problemi me nxënësit shqiptarë në Çashkë të Velesit, filloristët ndjekin mësimin në shqip

stoilkovski

Stoilkovski lë në pikëpyetje pjesëmarjen e VMRO në Qeverinë teknike

Xheladin-Murati-780x470-1-696x419

Murati me kritika të ashpra për politizimin e arsimit

kkk

Spitali Klinik i Tetovës pranon donacion mbi 1 milion euro nga kompania Ecolog (VIDEO)

pazar-treg-shkup-1

Masat anti-krizë, masa populiste për vota në zgjedhje

xhelo

Murati me kritika të ashpra për politizimin e arsimit

vmro

VMRO: Me Talatin kryeministër, bëhet “BDI-zimi” i Maqedonisë

Krenar Lloga

Lloga: Presim që Palevski të ekstradohet sa më shpejtë! 

INFO

NA NDIQ